• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Themelohet departamenti për studimin e figurës së Nënë Terezës

07/02/2020
| Arsim

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në prani të mediave dhe përfaqësuesve të ndryshëm , ka hapur departamentin e ri që do ta hulumtojë jetën dhe veprën e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – Nëna Terezë. Drejtori i ITShKSh-së, Dr. Skender Asani, tha se ne në vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut, këtu në Shkupin tonë të lashtë, po e hapim Departamentin për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës.

“Për Nënën Terezën janë shkruar libra, janë bërë filma dhe janë zhvilluar mijëra veprimtari që lartësojnë figurën e saj, mirëpo kjo që po bëjmë ne sot mund të konsiderohet ndërmarrja më kuptimplote. Jo pse për herë të parë në botë po themelohet një department që merret ekskluzivisht me emrin dhe veprën e saj, por edhe për faktin se tash e tutje studimi dhe hulumtimi i rinisë, i përkatësisë fetare dhe familjare si dhe impakti në botë i kësaj figure kolosale do të bëhet me një përkushtim të veçantë shkencor nga ana e një institucioni, siç është ITSHKSH. E cila si pikë referimi ka vlerat e civilizimit Perëndimor dhe bashkëjetesën me kulturat dhe traditat tjera”, tha drejtori Asani. Ndërkaq ministri Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, para të pranishmëve u shpreh se sot bashkërisht po e kurorëzojmë suksesin e Departamentit për hulumtime të Nënë Terezës. “Nënë Tereza u titullua si Nëna e dashurisë, humanizmit dhe përkujdesjes. Sot me krenari mban emrin e saj klinika universitare, Universiteti më i ri publik në Shkup, gjithashtu prej sot do ta mbaj edhe Departamenti i sapo krijuar në ITShKSh-së për hulumtime me krenari emrin e saj”, theksoi ai.

Monsinjor Don Lush Gjergji, tha se dikur ëndërronim që të institucionalizohet jeta jon; shoqërore, por tashmë ngadalë e ngadalë, kjo ëndërr po bëhet realitet.

“Themelimi i Departamentin për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës, në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për mendimin tim është një vepër shume e rëndësishme jo vetëm për ne si shqiptarë por për të gjithë Maqedoninë e Veriut, sepse figurat e tilla i japin njeriut dhe njerëzimit dimensione të reja të vlerave dhe virtyteve pa të cilat jeta nuk ka kuruar kuptimi dhe domethënie”, u shpreh Gjergji. Anton Sereqi, përkujtoi ish ideatorin e këtij Instituti, Arben Xhaferi, që sipas tij, u kujtua që atëherë se të gjitha punët duhet ti kryejmë përmes institucioneve. “Sot ne të gjithë jemi krenar që mund të flasim për Nënën Tereze, në mënyrë institucionale”, përfundoi Sereqi.

Fjalë përshëndetëse kishte dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj,i cili shprehu gëzimin e tij për hapjen e këtij departamenti hulumtues.

“Ju inkurajoj ta çmoni rolin, misionin, dashurin dhe paqen e saj. Gjatë kohëve të luftës në Kosovës, ishte figura e Nënë Terezës, e cila na inkurajonte që të përballemi me ato momente të vështira për popullin tonë”, u shpreh Dedaj. Në mbyllje të kësaj ngjarjeje, foli edhe Dijana Toska, ideatore dhe producente e Himnit të Nënës Terezës, e cila e çmoi lart idenë për themelimin e Departamentit për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës. Sipas saj, kjo ide iu jep impuls të ri të gjithë atyre që duan të mësojnë më tepër për Nënë Terezen, kurse si shembull konkret përmendi edhe projektin që ajo e kishte ideuar dhe realizuar, i cili tash më është afirmuar ndërkombëtarisht.

Dijana Toska me këtë rast i dhuroi Himnin për Nënë Terezën, drejtori të ITSHKSH, Dr. Skender Asanin, në shenjë të simbolikës për një fillim të mbarë të këtij Departamenti që u promovua sot.

(koha.mk)


Publikimi i mëparshëm

Ndahet nga jeta artistja e kombit – Nexhmije Pagarusha

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: Nexhmije Pagarusha – artiste e mirëfilltë me përmasa ndërkombëtare

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: Nexhmije Pagarusha – artiste e mirëfilltë me përmasa ndërkombëtare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.