• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Librat e Kadaresë që duhet t’i rilexoni

04/02/2020
| Arsim

1. Vajza e Agamemnonit

“Unë e prisja Suzanën. Megjithatë ajo çka më zgavronte gjoksin nuk ngjante aspak me ankthin e zakonshëm të pritjes së një vajze. Ishte një ndjesi shtypëse. E zmadhuar me sa dukej, nga muzika dhe zallahia kapitëse që vinte nga rruga. Madje ndonjëherë më dukej se ndonjë nga ato portretet që do ngjitej aq lart mbi mbajtësit, sa të mbërrinte nivelin e dritares sime, të vështronte brenda apartamentit me ata sytë e pikturuar ngrirshëm: Ç’po pret këtu?”.

Suzana vajza që orvatet në mendjen e një shkrimtari të ri, teksa ecën shkujdesur nën turmat që vëzhgojnë paradën e fundit të tribunave, është një nga personazhet më interesantë të letërsisë shqipe. Një histori dashurie përzier me fatin tragjik të një vendi në një moment delikat të tij të ndarjes nga e shkuara, e bën këtë roman një nga veprat më të forta të letërsisë shqipe. Kadare merr legjendat e lashta greke të familjes Tantalus shpërdorimin e pushtetit, egërsinë e brutalitetin që i shëmbëllen historisë së familjes Shehu.

Tradhtia e babait ndaj vajze dhe zinxhiri i dhunës e krimeve në vazhdim në familjen e Agamemnonit nxjerr në pah pandashmërinë e sferave politike e personale. Ky tregim i përçudnimit të pushtetit bëhet një version tjetër i historisë se sakrifikimit të Shqipërisë nga udhëheqësit e saj. E megjithatë duke i pasur rrënjët në historinë e Greqisë dhe Shqipërisë ajo është  po ashtu një histori europiane. Suzana, një grua që bën atë që çdo grua ka bërë në histori sakrificën, është një rrëfim mbi tragjizmin që kjo gjini vijon ta mbajë nën lëkurë.

2. Koncert në fund të stinës

“Koncert në fund të stinës”, një roman i botuar më 1988 në prag të rënies së komunizmit, është një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX, si pjesë e një diptiku ku letërsia ka mundur të memorizojë atë çfarë komunizmi qe për vendet që e jetuan atë.

Ky roman realist e tepër kompleks(në të kemi një roman në disa nivele), do të jetë gjithnjë një ftesë kundër harresës, një vepër me përmasa tragjike, komike, onirike por dhe fantastike fal një personazhi që i ndodhur në stacionin e Polit, kap bisedat e gjithë rruzullit. Një nga veprat më të “guximshme” ky roman ka qenë shumë pak në fokusin e kritikës dhe të lexuesit. Një rikthim tek ky libër është një rikthim tek letërsia e madhe.

3. Pasardhësi

“Pasardhësi” është vazhdim i diptikut të parë të cilin e përbënte “Vajza e Agamenonit”, por pavarësisht se veprat kanë lidhje me njëra tjetrën ato prej vitesh jetojnë të pavarura nga njëra tjetra.

Historia në këtë roman është e lidhur me një ngjarje reale, siç është vetëvrasja e ish kryeministrit Mehmet Shehu. Jo shpesh letërsia i afrohet ngjarjeve reale e shpesh të rrezikshme për tu vëzhguar, siç ishte ikja e një prej personazheve më të rëndësishëm në udhëheqjen socialiste. Por Kadare e bën, duke dashur që përmes kësaj ngjarje të depërtojë në të fshehtat e trurit të Enver Hoxhës.

Romani e shtjellon më tej portretin e Hoxhës, pas “Dimrit të vetmisë së madhe”, duke hyrë në psikikën e tiranit, për të treguar se jetët e tyre nuk kishin asgjë të ngjashme me jetët njerëzore. Romani nis me fjalinë “Pasardhësi u gjet i vrarë në dhomën e tij të gjumit, në të gdhirë të 14 dhjetorit. Në mesditë, TV shqiptar e dha lajmin fare shkurt: Në natën midis 13 dhe 14 dhjetorit, pasardhësi kishte vrarë veten me armë zjarri, si rrjedhojë e një krize nervash”.

4. Vjedhja e gjumit mbretëror

Një nga përmbledhjet me tregime më të bukura, të shkruara në kohë të ndryshme nga shkrimtari të cilat tregojnë se letërsia shqipe ka elaboruar herët tema të ndjeshme si homoseksualizmi.  Një libër mbi pushtetin dhe aftësinë që ai për të tjetërsuar. Në të spikasin tregime si: “Vdekja e gruas ruse”, që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; “Lamtumira e së keqes” shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare; “Muri i madh”, që është shkruar gjatë dimrit të vitit 1993, në kronologjinë e veprës vjen “Piramida”, një tjetër ngrehinë mitike në gur; “Kisha e Shën Sofisë” të kujton dysinë e atyre zonave të takimit midis kulturave.

Ky tregim është shkruar në pranverën e vitit 1994 në Shqipëri, ku, meqë ateizmi zyrtar është braktisur, fetarët kërkojnë t’i dyfishojnë shpirtrat; “Vjedhja e gjumit mbretëror”, ka një pjesë të lidhur me “Pallatin e Ëndrrave”. Nëse ky tregim u shkrua në pranverë të vitit 1995, ideja zë fill para nja dhjetë vjetësh, në çastin kur pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia kishte hipur në fronin e Shqipërisë etj.

5. Aksidenti

Një aksident në kilometrin e shtatëmbëdhjetë të rrugës për në aeroportin e Vjenës ku mbeten të vdekur dy shqiptarë: Besfort Y, ekspert në Këshillin e Europës dhe Rovena St.- stazhiere në Institutin e Arkeologjisë në Grac të Austrisë.

Me këtë ngjarje zë fill një nga romanet më të ndjerë për dashurinë. Një histori dashurie që endet kryeqyteteve të Europës, por që nuk mundet të shmangë fatin e saj. Një burrë që do ti iki një gruaje ndërsa vazhdon të rend drejt saj, është një ndër rrëfimet që mund të lexohet në çdo kohë. Një vepër për njeriun modern dhe aksidenteve që shpikim çdo ditë për ti ikur dashurisë…/Gazeta Liberale


Publikimi i mëparshëm

Ditë Tiranase

Publikimi i radhës

Shkeljet drejtshkrimore te numërorët

Publikimi i radhës

Shkeljet drejtshkrimore te numërorët

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.