• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Harvardit prezantohet libri me rrëfime për shpëtimin e hebrenjve

27/01/2020
| Arsim

Autori dhe filantropi i njohur, Faton Bislimi, e ka prezantuar në Universitetin e Harvardit librin e tij me rrëfime mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit në SHBA, shkruan albinfo.ch.

Gjatë studimeve dhe qëndrimit të tij në SHBA, Bislimi ka bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështjet shqiptare. Ai njihet edhe si filantropist i suksesshëm; përmes fondacionit arsimor, Bislimi ndihmon studentët shqiptarë të kryejnë studime në SHBA dhe Kanada.

Në profilin zyrtar të tij në Facebook, Faton Bislimi ka shkruar se është i nderuar që pati mundësi të prezantojë librin e tij me rrëfime në Universitetin e Harvardit.

“Sot, pata nderin e veçantë që në bibliotekën e John F. Kennedy School of Government, Harvard University (Shkollës Postdiplomike të Qeverisjes, Universiteti i Harvardit), se bashku me miq të mirë të dorëzoj librin tim mbi rrëfimin e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit! Ky rrëfim, që në këtë libër vjen edhe si kontribut i punës së jashtëzakonshme akademike dhe hulumtuese të znj. Shirley Cloyes DioGuardi, Kongresistit DioGuardi, z. Leke Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosove-Izrael, e z. Agim Alickaj, tash e tutje do të jetë në dorën edhe të hulumtueseve të Harvardit”, ka shkruar Bislimi.

“Krenar me kontributin heroik të popullit tonë në periudhën më të rëndë të historisë moderne evropiane! Krenar me “besën” si virtytin e traditën tonë që ka qenë bazament i karakterit shqiptar, e që sot na duhet më shumë se kurrë”, ka pëfunduar ai në postimin e tij.  Albinfo.ch.


Publikimi i mëparshëm

Më 9 shkurt do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR

Publikimi i radhës

Vetitë kryesore të një mësuesi të mirë!

Publikimi i radhës

Vetitë kryesore të një mësuesi të mirë!

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.