• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Honeyland” nga RMV-ja e fitoi çmimin “ASC” në kategorinë “Dokumentari më i mirë”

27/01/2020
| Kulturë, Maqedoni

Filmi i nominuar për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, kësaj radhe është shpërblyer në ceremoninë “American Society of Cinematographers”, me çmimin “Dokumentari më i mirë”. Kjo është hera e parë që Shoqata Amerikane e Kineastëve e ndanë këtë shpërblim, derisa ka për qëllim ta nderojë kinematografinë e jashtëzakonshme në një filmi jo fiktiv. Regjisori i filmit “Joker”, Todd Phillips, ishte ai i cili ia ndau shpërblimin dyshes, Fejmi Daut dhe Samir Ljuma, për punën e mrekullueshme në filmin “Honeyland”.

“Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut është pjesë e një ceremonie të këtillë shpërblyese,” ka thënë Daut me të dalë në skenë për ta pranuar çmimin.

Ky ishte nominimi dhe çmimi i parë “ASC” i fituar për dy kineastët maqedonas, derisa për punën e tyre në “Honeyland”, Daut dhe Ljuma, e kishin fituar edhe çmimin “Cinematography Award”, në edicionin e vitit të kaluar të festivalit të filmit “Sundance”.

Pritet të shihet nëse projekti filmik nga Maqedonia e Veriut, “Honeyland” do të triumfojë edhe në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve akademike, të cilat ndahen më 9 shkurt në Los Angeles. Koha.net


Publikimi i mëparshëm

Përkujtohet 75 – Vjetori i Holokaustit

Publikimi i radhës

Më 9 shkurt do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR

Publikimi i radhës

Më 9 shkurt do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.