Sot, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të zhvilloj një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja.
Në këtë takim vëllazëror diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet arsimore dhe kulturore në vendet tona. Me këtë rast, ambasadorin Qehaja e njoftova me veprimtarinë arsimore-shkencore dhe kulturore-artistike që e zhvillon Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, duke veçuar organizimin ndër vite të manifestimit kulturor “Lidhja na Bashkon”, i cili mbahet çdo vit në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Gjatë bisedës, u pajtuam se, për intensifikimin e proceseve kulturore në hapësirën gjithëkombëtare është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet subjekteve të ndryshme kulturore dhe institucioneve përkatëse.
Takime të tilla shërbejnë si ura koordinimi për realizimin e përbashkët të programeve vjetore dhe agjendave me rëndësi për kulturën shqiptare.
Mr. Selam Sulejmani – kryetar






