• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti

21/01/2020
| Kulturë

Reshat Zherka | Sa i përket vallëzimit popullor shqiptar të dhëna të dokumentuara për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet kultura e lashtë e qytetërimit ilir, prandaj është më se e domosdoshme ta hulumtojmë substancën e lashtë dhe etnogjenezën e të parëve tanë të hershme.
Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti. Sot valltarja Ilire Menada është simbol qyteti.
Valltarja e Tetovës apo Menada, u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më 1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës.Kjo shtatore trupore e bronzit,daton që nga periudha ilire shekulli VI para erës se re. Është me dimensione 9,4 cm. e gjatë dhe 4 cm e gjërë. Valltarja Ilire, e përfaqëson Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit.

Menada, lloj nimfe, pasardhëse e Zotit Dionis, të verës dhe plleshmërisë.

Veshja e valltares Menada

Në kokë ajo ka të vendosur një kurorë me grurë, dhe rreth belit mbështjellur me gjarpërinj që lëpinin faqet e tyre. Shpesh menadat ishin të përfaqësuara me një gjarpër në flokët e tyre, si shërbëtore të Dionisit.
Vallet mistike: Nimfat, që ishin motrat e Dionisit të ri, janë menadat e para. Këto gra kanë qenë pasardhëset e para të kësaj Perëndie. Sipas legjendës kur Dionisi, nëpërmjet ritit do t’i ngjallte, ata bijnë në ekstazë, e humbin vetëdijen, egërsohen, luajnë, vallëzojnë nëpër fusha e male. Duke e thirrur emrin e Dionisit të tyre, këndojnë himnin në emër të tij, duke i ra flejtës dyshe, enden prej një vendi në një vend tjetër duke përvetësuar njerëz të thjeshtë që i detyrojnë t’i shoqërojnë. Adhurimi i kultit të Dionisit dhe menadave ishte kryesisht i mpleksur me të pirë, të shoqëruar me këngë e të dehur. Kuptohej (bahanalii) të jenë pasardhësit e tyre meshkuj dhe femra. Ata kanë organizuar takime të fshehta dhe rituale për spastrim dhe flijim duke ra në agoni nën ritmin e daulleve.
Është për ta theksuar edhe studimin e arkeologut të njohur kosovar Prof. Dr. Haxhi Mehmetaj, ku ndër të tjera shkruan: “Figurinat e plastikës së imtë të periudhës arkaike të derdhura në bronz janë të eksponatit tonë me to, në fazën e hulumtimeve të tashme,në territorin e Dardanisë janë gjetur edhe dy figurina të femrave të derdhura në bronz, njëra nga Tetova, e cila paraqet Menadën dhe pozitën vallzimi apo ikje lozonjare para Satirit, dhe tjetra nga Janjeva e cila paraqitet një atlete”.

Gjetja e figurave të ngjajshme të valltares ilire përmes hulumtimeve arkologjike do të sqaronte shumë çështje për njohjen e kulturës popullore të popullatës ilire të trevës sonë të lashtë.
Ka të ngjarë që shtatorja e Prizrenit, Menada e Tetovës dhe atletja e Janjevës, të jenë punuar në njerën nga punishtet e antikitetit në Durrës apo Apolloni, por nuk pëprjashtohet mundësia që ata të jenë punuar në Dardani.
Supozojmë se kemi të bëjmë me Menadën, valltare Ilire, për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviq: “Vetë emri i ilirëve përkatësisht i kryeparit të fisit të tyre Illyriosit,msheh në vete nocionin e gjarpërit: prindërit e tij Kadmi dhe Harmonia, poashtu shndërrohet në gjapërinj, kurse vetë Illyriosi e merr menjëherë pas lindjes fuqinë hyjnore prej gjapërit”.


Në këto vise banuan të parët tanë , ata që u quajtën Ilirët e mirëfilltë”(Iliri propti diciti)”. Qenia dhe përhapja e kësaj kulture shpirtërore, brenda dhe jashtë këtij trualli, është e lidhur me një sërë faktorësh historikë e shoqërorë. Këtu kanë ndikuar lidhjet e raporteve para shqiptare, si dhe mes popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanikë: parasllave, parabizantinë, paraturkë, etj, që kanë ndikuar në formimin kulturor të saj.
Burimi: https://www.facebook.com/reshad.zherka/posts/2648353045280957

Publikimi i mëparshëm

Ja si u organizua Kongresi i Lushnjes

Publikimi i radhës

Si e shpëtoi Kongresi i Lushnjës Shqipërinë nga copëtimi

Publikimi i radhës

Si e shpëtoi Kongresi i Lushnjës Shqipërinë nga copëtimi

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.