• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pandeli Majko: Gjatë luftës në Kosovë, në Shqipëri thamë: “Kur serbët na vrasin, ne duhet të bashkohemi”

18/01/2020
| Aktuale, Kosovë, Shqipëri

Drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, ata të institucioneve fetare e përfaqësues politik në vend, u mblodhën sot në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë për të falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e ofruar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aty para përfaqësuesve të institucioneve të Shqipërisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Shqipëria ka sfiduar gjenocidin e Serbisë që ushtronte kundër popullatës shqiptare në Kosovë dhe pa të Kosova nuk do të mund të ishte e lirë dhe e pavarur.

Nën organizimin e Kishës Katolike në Kosovë, në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, u përkujtua 20 vjetori i mikpritjes që Shqipëria kishte bërë për popullin e Kosovës gjatë eksodit në vitin 1999.

Presidenti shtoi se pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur.

Aty foli edhe Pandeli Majko që në atë kohë ishte kryeministër i Shqipërisë, sipas së cilit, ata veç kanë bërë detyrën e tyre siç bën vëllai për vëllain.

“Tani, a të mërzitë ndonjëherë vëllai? Po, edhe të mërzitë, prandaj vëllai, si thoni ju në Kosovë, kur ta sjell shpirtin në majë të hundës, ‘vëllau si shkau’, por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin, të kujtojmë ato ditë të vështira kur përkufizuam, përcaktuam se kush jemi, nga vijmë dhe ku do të shkojmë. Së bashku me Ilirin dhe me shumë kolegë të tjerë, midis të cilëve edhe ai që sot është kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, a ishim ne kaq të bindur, kaq të fortë? Ju siguroj që ishim të frikësuar, ju siguroj që ishim edhe të shqetësuar, ju siguroj që na shkonte edhe mendja se do të na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, se në ato momente aq të vështira dhe përkufizuese të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, të majtë e të djathtë, komunistë e ballistë, pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm i thirrem të gjitha partitë e opozitës dhe pak a shumë fjalia që u tha nga të gjithë ishte, ‘kur serbët na vrasin, ne duhet të bashkohemi’”, tha Majko.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në akademinë solemne që u organizua në qendrën “Pjetër Bogdani” në Katedralen e Prishtinës, tha se njerëzit në Shqipëri meritojnë një falënderim të madh në këtë formë të bashkuar.

“Një falënderim i tillë nuk është se ka munguar në ditët që kemi ecur, sepse jehona e këtij falënderimi ka qenë në kontaktet miqësore, kontaktet familjare, në shprehjen e organizimeve të ndryshme shoqërore, dorën në zemër, kjo ndjenjë falënderimi nuk ka munguar edhe në takime të ndryshme ndër qeveritare që kanë ndodhur dhe shumë nivele të tjera. Por kjo mënyrë që ne kemi dashur të themi faleminderit së bashku, solemnisht dhe njëherësh, është më e mirë, pasi kumbon më shumë, jehon më gjatë dhe dëgjohet më larg”, tha Dodë Gjergji.

Ndërsa kreu u Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava tha se në kohën më të vështirë për Kosovën, populli gjeti solidaritetin dhe dashurinë në Shqipëri.

“Në këto momente të vështira për vendin dhe popullin tonë që po përballej me një dhunë të orkestruar shtetërore serbe qytetarët tanë hasën në mirëpritjen e pjesës tjetër kombit, përveç që gjetën mikpritjen bujare, gjetën solidaritetin e dashurinë aq të nevojshme për ne që di ta jap vetëm vëllai për vëlla”, tha Tërnava.

Kujtojmë se gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999 Shqipëria kishte hapur kufijtë duke u angazhuar populli dhe institucionet për të ndihmuar refugjatët nga Kosova që ishin dëbuar dhunshëm nga serbët. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

Histori / Më 18 janar 1919, i hapi punimet Konferenca e Paqes në Paris

Publikimi i radhës

Gjilan / 44 artistë shqiptarë marrin pjesë në manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2020”

Publikimi i radhës

Gjilan / 44 artistë shqiptarë marrin pjesë në manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2020”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.