• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli: 28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumë shekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror

Të vetëdijshëm për këtë Mot të madh dhe testamentin e vet evropian, etërit themelues të Shtetit Shqiptar e zgjodhën pikërisht 28 Nëntorin, si Nëntor të Dytë të Rilindjes Shqiptare. Në Vlorë, ditën kur plaku i flamurit, Ismail Qemali e shpalli vendimin e shenjtë, ishin bashkë të gjithë rilindësit shqiptarë, të gjallë e të vdekur, sepse në atë akt u mishëruan bashkë shpirti dhe fryma atdhetare shqiptare. 

28/11/2025
| Kulturë, Tradita plus

Kam nderin e veçantë që në emrin tim dhe në emër të stafit drejtues të Universitetit të Tetovës, t’Jua uroj të gjithëve festën e kombit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumë shekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit tij, në krye me  Heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore.

Të vetëdijshëm për këtë Mot të madh dhe testamentin e vet evropian, etërit themelues të Shtetit Shqiptar e zgjodhën pikërisht 28 Nëntorin, si Nëntor të Dytë të Rilindjes Shqiptare. Në Vlorë, ditën kur plaku i flamurit, Ismail Qemali e shpalli vendimin e shenjtë, ishin bashkë të gjithë rilindësit shqiptarë, të gjallë e të vdekur, sepse në atë akt u mishëruan bashkë shpirti dhe fryma atdhetare shqiptare.

Vendimi historik i 28 Nëntorit të vitit 1912, i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ishte një kurorëzim i luftërave dhe përpjekjeve të plejadave të tëra të atdhetarëve dhe intelektualëve që shkëlqyen gjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Me urimet e mia më të ngrohta, me dëshirën që kombi ynë të ketë një të ardhme të begatë, të sigurt dhe ndritur, Ju uroj të gjithëve, gëzuar 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!

Rektori

Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Publikimi i mëparshëm

28 nëntor 1912 – 40 firmëtarët sipas renditjes alfabetike dhe idea për një panteon me varret e tyre

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës: 28 Nëntori është kujtesë e gjallë e rrënjëve, e unitetit dhe e përkushtimit për të ardhmen

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës: 28 Nëntori është kujtesë e gjallë e rrënjëve, e unitetit dhe e përkushtimit për të ardhmen

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.

  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!