• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

28 nëntor 1912 – 40 firmëtarët sipas renditjes alfabetike dhe idea për një panteon me varret e tyre

28/11/2025
| Kulturë, Tradita plus

Nga ROLAND QAFOKU – Këta janë 40 burrat shqiptarë që si sot 113 vjet më parë hodhën firmën e rëndë të pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë i kam vendosur sipas renditjes alfabetike të emrave të tyre, duke i shoqëruar me fotografitë përkatëse, ndryshe me disa lista dhe foto me gabime dhe gafa në libra, lëre pastaj në rrjetet sociale.
Ne e gëzojmë sot këtë shtet falë këtyre 40 burrave të cilët e shndërruan 28 nëntorin si festën më të madhe të kombit. Një pjesë e tyre u harruan, një pjesë u fshinë firmën në proklamatë, një pjesë u vranë, një pjesë u shpallën armiq dhe një pjesë e kanë varrin jashtë Shqipërisë dhe një pjesë nuk kanë fare varr. Brezit tonë i del si detyrë jo thjesht ti kujtojmë në një ditë si kjo, por t’i nderojmë siç ata e meritojnë.
Prej vitesh kam hedhur idenë e ngritjes së një panteoni që në një parcelë të veçantë në Tiranë të jenë varret e të 40 firmëtarëve. Ky do ishte një nderim dhe respekt minimal që do t’u bënim atyre dhe do na tregonte në sytë e Evropës dhe Botës një popull të qytetëruar larg urrejtjeve dhe larg ndasive të tipit disa ishin miq dhe disa heronj.
Çfarëdo të kenë bërë atë në jetën e tyre, hedhja e firmës në proklamatën e pavarësisë më 28 nëntor 1912 është jo vetëm kryevepra e jetës së tyre, por edhe kryevepra në historinë e Shqipërisë. Vetëm ky akt mjafton.
Fjalët negative të thëna për një pjesë të tyre qoftë edhe për gabime që bënë më vonë, janë vlerësime, ose të pasionantëve politikë, ose të paditurve që flasin dhe u jepet mundësia të shkruajnë, por që për fat të keq i kemi jo të paktë në numër.
Pavarësisht atyre, ato 40 firma nuk mund të zhbëhen dhe pikërisht për këtë arsye mbajnë një bekim hyjnor. Nderim dhe përulje ndaj atyre 40 baballarëve të kombit që hipotekuan shtetin shqiptar dhe na e kanë lënë trashëgimi!
Gëzuar ditën e bekuar të kombit, 28 nëntorin!

Publikimi i mëparshëm

28 Nëntori – Triada e shenjtë e kombit

Publikimi i radhës

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli: 28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumë shekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror

Publikimi i radhës

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli: 28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumë shekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.