• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

U shënua 81-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Gjatë ceremonisë u prezantua videoja dedikuar Rrjetit Bibliotekar të Kosovës, duke reflektuar bashkëpunimin, vizionin dhe procesin e migrimit të të dhënave në platformën e re Koha. U theksua përparimi i shpejtë në digjitalizim – një hap madhor drejt modernizimit të shërbimeve bibliotekare.

26/11/2025
| Kulturë, Tradita plus

Mbrëmë, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, u shënua 81-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës – një ngjarje që nderoi kulturën, dijen dhe rrugëtimin e transformimit digjital të bibliotekave tona.
Të pranishmit i përshëndetën Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, znj. Blerina Rogova Gaxha, si dhe anëtarja e Këshillit drejtues, znj. Blerta Ismajli.
Gjatë ceremonisë u prezantua videoja dedikuar Rrjetit Bibliotekar të Kosovës, duke reflektuar bashkëpunimin, vizionin dhe procesin e migrimit të të dhënave në platformën e re Koha. U theksua përparimi i shpejtë në digjitalizim – një hap madhor drejt modernizimit të shërbimeve bibliotekare.
Çmimi “Pjetër Bogdani” iu nda Dr. Sharon Yang për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në hartimin e rrjetit bibliotekar nga anëtarja e këshillit drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Ervina Halili.
Ndërsa, u shpërblyen me mirënjohje edhe punëtori i dalluar dhe lexuesi më aktiv i vitit.
Mbrëmja u pasurua nga një performancë elegante e Baletit të Kosovës, dhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës “Nga dorëshkrimi te digjitalja”, ku vizitorët patën rastin të shohin libra të rrallë e të vjetër, përkrah versioneve të tyre të digjitalizuara të cilat mund t’i shfletonin për të parë më shumë.
Një ngjarje që na rikujtoi edhe një herë se bibliotekat mbeten ura lidhëse mes trashëgimisë sonë kulturore dhe inovacionit bashkëkohor.

Publikimi i mëparshëm

Rektori i UT-së mori pjesë në ekspozitën jubilare të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit – Struga 2025

Publikimi i radhës

Si u sakrifikuan viset shqiptare nga Fuqitë e Mëdha

Publikimi i radhës

Si u sakrifikuan viset shqiptare nga Fuqitë e Mëdha

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.