• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Filozofisë

Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, theksoi se filozofia ka qenë historikisht një kritikë e fortë ndaj çdo forme dhune dhe kufizimi të lirisë. Sipas tij në çdo epokë, filozofia ka luajtur rolin e zërit që sfidon padrejtësinë dhe mbron lirinë njerëzore.

20/11/2025
| Arsim, Tradita plus

Universiteti i Tetovës, përmes Fakultetit Filozofik, e shënoi sot Ditën Botërore të Filozofisë me një aktivitet solemn, ku personalitete të njohura të mendimit akademik dhe filozofik theksuan rëndësinë e kësaj disipline në zhvillimin e shoqërisë dhe në mbrojtjen e lirisë së njeriut.

Të pranishëm në ngjarje ishin studiues, profesorë, studentë dhe të ftuar nga fusha të ndryshme humaniste. Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, theksoi se filozofia ka qenë historikisht një kritikë e fortë ndaj çdo forme dhune dhe kufizimi të lirisë. Sipas tij në çdo epokë, filozofia ka luajtur rolin e zërit që sfidon padrejtësinë dhe mbron lirinë njerëzore.

Akademiku i njohur Ferid Muhiq theksoi se filozofia është një ndër shtyllat më të lashta të dijes njerëzore dhe mbetet themeli i reflektimit racional. Po ashtu theksoi se filozofia është një mënyrë për të kuptuar botën dhe veten, një disiplinë që ka shoqëruar njerëzimin prej mijëra vitesh.

Ndërsa Prof. Dr. Metin Izeti foli për rëndësinë e ruajtjes së dimensionit filozofik të njeriut përballë rreziqeve të reduktimit teknokratik të qenies humane. Ai më tej shtoi se kur njeriu ndahet nga filozofia, ai rrezikon të humbasë identitetin e tij dhe të shndërrohet në një mjet. Filozofia e mbron dinjitetin dhe e rikthen njeriun te vetvetja.

Ngjarja u mbyll me diskutime të hapura ku studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin pjesë në reflektime të përbashkëta mbi rolin e filozofisë në kohët moderne.

Përmes këtyre ngjarjeve Universiteti i Tetovës e riafirmon misionin e tij për të promovuar mendimin kritik, dijen dhe vlerat universale të humanizmit.


Publikimi i mëparshëm

Shoqërisë i duhet mendim kritik dhe jo opinion destruktiv  

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita fotografike “Tetova në kujtesën e kohës”

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita fotografike “Tetova në kujtesën e kohës”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.