• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Artur Zheji – një zë i rëndësishëm i medias, i mendimit dhe i lobimit për çështjen shqiptare

Vjeshta ishte menduar si stina e rikthimit të tretë të Artur Zhejit në MAPO. Përballë lojës së humbur të fatit, media, që ai e drejtoi për disa vite, e përkujtoi me një dokumentar, nën zërat e atyre që punuan ngushtësisht me të.

19/11/2025
| Spektër, Tradita plus

Zheji në MAPO” është dokumentari dedikuar Artur Zheji, i cili bëri bashkë miq, familjarë, bashkëpunëtorë të analistit dhe gazetarit të njohur, prania e të cilit i mungon prej disa muajsh publikes në Shqipëri.

Realizuar nga Media MAPO, në kuadër të një cikli të ri dokumentarësh titulluar 29/29 (29 minuta e 29 sekonda) dhe nën regjinë e Tan Kazazit, ai trajton rrugëtimin e Artur  Zhejit si drejtues i gazetës MAPO në vitet 2011- 2015, sjellë përmes rrëfimeve të emrave që punuan afër tij, si: Bujar Kapexhiu, Arion Sulo, Alfred Lela, Fitim Zhekthi, Ervis Iljazaj, por edhe përmes kujtimeve të drejtuesve të rinj të kësaj medieje, Preç Zogaj dhe Brahim Shima.

Janë rrëfime që e shpërfaqin Zhejin në rrafshin profesional dhe atë të njohjes personale, duke e zbuluar jo vetëm si drejtues vizionar, të guximshëm, kritik të ashpër të fenomeneve politike e shoqërore, por edhe si mik, intelektual, erudit të rrallë dhe njeri të leximeve të shumta.

Drejtuesi i ri i MAPO-s, publicisti dhe shkrimtari Preç Zogaj, i nderuar që merr një përsipër një trashëgimi dhe emër të rëndësishëm të medias, vlerësoi më së shumti Artur Zhejin publicist. Sipas tij, Zheji bëri çudinë e tij me një numër të madh shkrimesh që zgjeruan kufijtë e atletizmit dhe muzikalitetit të gjuhës sonë.

“Zhej themeloi një elegancë të tijën, që është sot trashëgimi dhe kuotë në publicistikën tonë të re. Elegancën jo në kuptimin e fioriturave të kërkuara apo të formës për formë, por të një fjalori, sintakse dhe etike që në lidhjen e tyre transmetojnë lexime, hulumtime, pohime dhe kumte të thella, lejojnë diskutimin, nuk e imponojnë dhe nuk vrasin në kuptimin intencional të fjalës.”

Një moment i veçantë ishte përshëndetja e bashkëshortes së Zheji, e shoqëruar nga dy fëmijët e tyre, e cila transmetoi mes fjalësh emocionet dhe imazhin e një jetë 25 vjeçare të jetuar sëbashku.

“Arturi për mua ishte poezi dhe zjarr. Një jetë e jetuar gjatë 25 viteve, ku ai këto dy përjetime i mbajti njësoj deri në ditën e fundit. Sot, në këto rrethana reflektimi, them se ndjehem e përmbushur dhe me shpirtin plot”, u shpreh Klodi Zheji.

Për të kujtuar Zhejin, në këtë ndarje të parakohshme nga jeta, e cila pamundësoi rikthimin e tij të tretë në gazetën ku punoi për disa vite dhe u bë pjesë e identitetit të saj, Revista Mapo i dedikoi numrin e saj të parë print në këtë rikthim të Medias MAPO. Kopertina përmban një portret të Artur Zhejit, realizuar nga piktori Abaz Hado, ndërsa fotoja iu dorëzua familjes, si një kujtim i çmuar dhe shenjë vlerësimi e respekti për gjurmën që ai la në jetën profesionale të bashkëpunëtorëve.

Një zë i rëndësishëm i medias, i mendimit, opinionit dhe lobimit të çështjes shqiptare, sidomos atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë, Zheji u nda nga jeta në gusht të 2025, duke lënë pas një trashëgimi 40-vjeçare në media dhe botime. Rrugëtimi i tij ka njohur disa faza dhe kalime, por në të gjitha, me cilësitë dhe aftësitë e tij, ai ka ditur të spikasë dhe të bëhet protagonist.

I ardhur nga një familje intelektuale, i biri i përkthyesit dhe gjuhëtarit Petro Zheji dhe i aktores Besa Imami, Zheji u bë në vitet ’90 një nga zërat më të njohur të gazetarisë shqiptare: fillimisht si korrespondent në Romë për Koha Javore, më pas si bashkëpunëtor i Radio Radikale në Itali, ku mbulonte zhvillimet ballkanike.

U rikthye në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës për të moderuar emisionin e famshëm “Luftë apo Paqe në Kosovë”, një program që fitoi audiencë të jashtëzakonshme. Nga viti 2002 deri në 2006, Zheji shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), duke u përpjekur të modernizonte një institucion të rëndësishëm publik. Në vitin 2010, ai u bë një nga figurat më të zëshme të Lëvizjes në Mbrojtje të Kushtetutës, që kundërshtoi ndryshimet e paktit “Rama- Berisha”.

Zheji iu bashkua MAPO-s pas vitit 2011 dhe më pas sërish në vitin 2015, periudhë në të cilën u përpoq të sjellë një frymë të re analitike, debat intelektual dhe qartësi profesionale. Ai e cilësonte gazetën ‘një anije kundër kohës’, në një epokë ku gjithçka po bëhej virtuale.”

“Një aventurë e pamenduar? Një anije kundër kohës?! Ndoshta po, ndoshta jo. Ndoshta mendojmë, me ose pa të drejtë, se e veçanta jonë qëndron pikërisht në këtë raport të përmbysur me kohën. Në të drejtën për të ekzistuar edhe në letër, edhe në silic. Në besimin, sado shpresë pak, se libri dhe gazeta klasike, sidoqoftë, nuk do të vdesin. Sepse një rrymë ithtarësh të asaj që ishte gazeta, një aleancë mendjesh të paqeta, që grupohen në të njëjtën ‘Agora’, ndoshta do të kenë gjithmonë nevojë të gjejnë tek ne shtëpinë e tyre të hapur. Shtëpinë ku ka gjithmonë një zjarr të ndezur dhe një laborator idesh”,  shkruante Zheji.

Më vonë, u bë i njohur për publikun e gjerë si drejtues i talk show-t “360 Gradë”, në ekranet e Ora News dhe ABC News Albania.

Në çdo periudhë të jetës së tij, nga Tirana intelektuale e viteve ’80, te gazetaria e viteve ’90, drejtimi institucional në vitet 2000 e deri te analiza televizive e dekadës së fundit, Artur Zheji mbeti një figurë që e përkufizonte vetë kohën ku jetonte. Mapo.al


Publikimi i mëparshëm

Parku Kombëtar Mali Sharr dhe CNVP Maqedoni e Veriut kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi

Publikimi i radhës

Asdreni – poeti i shquar që skaliti vargjet e Himnit tonë Kombëtar

Publikimi i radhës

Asdreni – poeti i shquar që skaliti vargjet e Himnit tonë Kombëtar

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.