• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës u mbajt trajnim për fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e paqes

16/05/2025
| Arsim, Rajon

Në kuadër të projektit INNOVA8PEACE: “Mendim Krijues për Ndërtuesit e Rinj të Paqes – Programi Erasmus+ KA210 për Rininë”, Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me partnerët Shoqata Ndërkombëtare e të Rinjve dhe Studentëve për Paqe – Evropë dhe Lindja e Mesme (IAYSP) dhe CARP Rumania, organizoi aktivitetin “Trajnim për Trajnerë (ToT)”, i cili u zhvillua nga 7 deri më 12 maj 2025, në ambientet e Hotel Mercure – Tetovë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i të rinjve në drejtim të ndërtimit të paqes dhe përgatitjes së tyre si trajnerë të së ardhmes.

Përfaqësuesit e organizatave partnere Prof. Ejona Icka, Drejtoreshë Ekzekutive e YSP Ballkan dhe një nga iniciatoret kryesore të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe YSP Evropë dhe Lindje të Mesme, trajnere e lartë në këtë program, Kyrill Sattelberg, Projektuesi dhe udhëheqës i përmbajtjes së punëtorisë së trajnimit për trajner, dhe Msc. Mikaela Llalla, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e YSP Evropë dhe Lindje e Mesme, dhe menaxhere e Projektit INNOV8PEACE, u pritën nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati dhe Prof.Dr. Afet Mamuti-prania e të cilit gjatë gjithë procesit ka qenë me vlerë të madhe për një sukses të madh të nismës së këtij projekti. Gjatë takimit u diskutua për rrjedhën e trajnimit si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në projekte të ndryshme, që do të kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në afirmimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të studentëve tanë dhe të rinjve në përgjithësi. Të pranishmit patën gjithashtu mundësinë të vizitojnë disa nga hapësirat e kampusit të Universitetit të Tetovës, të shoqëruar nga udhëheqësia e institucionit.

Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga Koordinatori i projektit, Doc. Dr. Agron Iljazi, dhe studentet Besjana Izairi, Amra Azizi dhe Elma Sulejmani.

Gjatë këtij trajnimi intensiv dhe përmbajtësor, pjesëmarrësit patën mundësi të thellohen në tema me rëndësi të veçantë për shoqërinë, si:Hartimi dhe dizajnimi i projekteve për ndërtimin e paqes; Metoda të avancuara për komunikim efektiv gjatë trajnimeve; Teknikat për identifikimin dhe përkufizimin e qartë të problematikave që synohet të adresohen; Mënyrat më efikase për të angazhuar dhe udhëhequr në procesin e ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të dialogut.

Ky trajnim i pajisi studentët me njohuri praktike dhe teorike, të cilat do t’i ndihmojnë jo vetëm gjatë rrugëtimit të tyre akademik, por edhe në përgatitjen për të qenë trajnerë të së ardhmes – bartës të vlerave të paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në çdo komunitet ku ata do të veprojnë.

 


Publikimi i mëparshëm

Orkestra Simfonike e RTSH sot e shënon 63-vjetorin e saj

Publikimi i radhës

16 maji i vitit 1999 – dita e zhdukjes së Ukshin Hotit

Publikimi i radhës

16 maji i vitit 1999 - dita e zhdukjes së Ukshin Hotit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.