• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Më 28 nëntor triumfoi përpjekja e gjithë shqiptarëve për pavarësinë e Shqipërisë

Referat me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit.

29/11/2024
| Kulturë, Rajon
Prof. Dr. Ibish Kadriu 

Prof. Dr. Ibish Kadriu 


Prof. Dr. Ibish Kadriu – Kam kënaqësinë tu uroj mirëseardhje studentëve të gjeneratës së parë të Universitetit të Tetovës, të cilët edhe përkrah sfidave e sakrificave regjistruan vitin e parë akademik në vitin 1994/1995. Me këtë dua të konstatoj se studentët e Universitetit të Tetovës tashmë janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë tonë, dhe kontributi i tyre vijon në shumë sfera të jetës.

Të nderuar të pranishëm,
Tradicionalisht Fakulteti Filozofik, ka organizuar shënimin e 28-Nëntorit, kësaj dite të rëndësisshme për gjithë shqiptarët, pra ditës së flamurit, dhe sot kam kënaqësinë që në cilësinë e Dekanit duke mos ju marë shumë kohë do të jem i shkurtër në një krahasim të themelimit të shtetit shqiptar me themelimin e Universitetit të Tetovës që për mua janë dy ngjarje me rëndësi të veçantë historike, dhe gati edhe të barazvlefshme.
28-Nëntori, dita e flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë, për ne të gjithë është festë e madhe dhe ndoshta edhe aq e madhe sa edhe themelimi i këtij Universiteti.
Nën ombrellën e shënimit të vitit Jubilar – 30 vjetorit të UT-së, ne po shënojmë sot edhe ditën e flamurit. Atëherë kur askush nuk e besonte, studentët, qytetarët dhe arsimdashësit me në krye Rektorin e parë të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmanin, triumfuan, ashtu siç në vitin 1912 triumfoi përpjekja e gjithë shqiptarëve për pavarësinë e Shqipërisë.
Dëshiroj të theksoj se Universiteti i Tetovës, ka ruajtur në vazhdimësi misionin e tij, si një çerdhe e arsimit të lartë të shqiptarëve, ku janë shënuar 30 vite radhazi datat e rëndësishme për kombin tonë. Kështu, ky Universitet ka përcjellë gjithnjë te studentët dhe mbarë populli frymëzim për idetë dhe kauzat e drejta të të gjithë brezave që gjuha shqipe, arsimi shqip dhe historia kombëtare të gëzojnë respektin e duhur.
Nëntori është muaji i festave të mëdha. Para disa ditëve shënuam 22 Nëntorin- ditën e alfabetit me përurimin e Këndit të kujtesës për Rektorin e parë Prof. Dr. Fadil Sulejmani, ndërsa sot po shënojmë Kuvendin e Pavarësisë së Vlorës të mbajtur më 28 Nëntor të vitit 1912.
Kuvendi i Vlorës me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kurorëzoi luftën qindravjeçare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Pavarësia e Shqipërisë ishte vepër e mbarë kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u bë në rrethana të vështira, shtetet ballkanike nuk e njohën dhe nuk e respektuan këtë vendim të drejtë, Konferenca e Londrës përcaktoi kufij të ndryshëm me realitetin historik dhe faktografik. Por “28 nëntori i vjeshtës së tretë të motit 1912” kur Shqipëria u shpall “e lirë dhe e mosvarme”, pavarësisht padrejtësive që e shoqëruan më pas, ngeli data më e rëndësishme për gjithë shqiptarët dhe si e tillë festohet edhe sot.
Pasi vendimet arbitrare dhe të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër nuk lejuan zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, më shumë se gjysma e trojeve shqiptare ngelën jashta kufijve të Shtetit Shqiptar. Kështu, populli ynë në tërësi ka pasur një fat tragjik. Por përkrah kësaj, shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë pjesë e pandashme e të gjitha lëvizjeve politike, arsimore dhe kulturore, duke qenë edhe nën sundime të imperive të kohës. Fatëmirësia e shqiptarëve dhe vyrtyti më i lartë i yni ka qenë bashkimi në kohë të mira dhe të vështira. Kemi qenë bashkë në kohë të vështira të shpërnguljes për në Turqi, jemi gëzuar hapjes së shkollave të Ernest Koliqit, kemi organizuar bashkë protestat e vitit 1968 dhe 1981, për të themeluar dy universitetit atë të Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës, kemi qenë bashkë gjatë pajtimit të gjaqeve, gjatë luftës së lavdishme të viteve 1998-1999 në Kosovë dhe gjatë vitit 2001 në Maqedoni. Jemi sot bashkë për të festuar 28-Nëntorin, ditën e flamurit dhe do të jëmi bashkë për të festuar edhe 17 Shkurtin – ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kërkesat, lufta dhe përpjekjet e shqiptarëve për të fituar të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, flamurit kombëtar dhe arsimit në gjuhën amtare kanë qenë të vazhdueshme, dhe, sa më i fortë ka qene mohimi i tyre aq më e madhe ka qenë rezistenca jonë dhe çdoherë në fund ka fituar dashuria jonë përballë urrejtjes së tjerëve ndaj nesh, ka fituar e drejta dhe e vërteta.
Sot më shumë se kurrë më parë, duhet të jemi bashkë për të faktorizuar edhe më shumë lëvizjet politike, të shqiptarëve jashtë trojeve të shtetit shqiptar.
Të nderuar pjesëmarrës!
Në këtë ditë të rëndësishme, dëshiroj të theksoj se vetëm arsimimi do na shpjerë përpara gjithë kombin tonë. Krenohem me gjeneratat e reja, me bashkëpunimet shkencore që bëjnë të padukshëm kufijtë administrativ ndër shqiptar, dhe këtu vend të rëndësishëm zë edhe Universiteti i Tetovës, që në vazhdimësi përmes konferencave, Simpoziumeve dhe revistave shkencore është urë ndërlidhëse e gjithë shqiptarëve për të përmirësuar gabimet historike.
Tash është koha e lapsit dhe e fletores. Prandaj nga këtu dëshiroj të jap mesazhin për më shumë përkushtim në shkencë, lexim dhe arsimim, sepse kjo është e vetmja rrugë që na bashkon gjithë shqiptarëve për të arritur aspiratat tona të përbashkëta. Pasi që përpjekja jonë për barabarësi, liri dhe forcë është e vazhdueshme, dua që këtë fjalë ta përmbyll me një konstatim të njërit nga rilindasit e shquar Mid’hat Frashërit, po citoj: “Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb”.
Gëzuar 28-Nëntorin ditën e flamurit,
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Publikimi i mëparshëm

Në Komunën e Bogovinës do të mbahet tribunë për mbrojtjen e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr

Publikimi i radhës

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mund të eksplorohet edhe në mënyrë virtuale

Publikimi i radhës

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mund të eksplorohet edhe në mënyrë virtuale

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.