• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Nëntori nëpër Dhjetor deri në Shkurt: Rrugëtimi i Lavdisë nga Kruja në Tetovë

28 Nëntori, 17 Shkurti, dhe çdo ngjarje tjetër e historisë sonë janë të ndërthurura dhe na kujtojnë se, si komb, ne nuk kemi hequr dorë kurrë nga ëndrra për liri dhe arsim, për zhvillim dhe dinjitet, nuk kemi pushtuar kënd por kemi qenë të pushtuar, me luftë çliruam vendin ndërsa me dije çliruam veten. Në fund del se Universiteti i Tetovës, me gjithë sfidat që ka kaluar, si një simbol i unitetit dhe luftës për të drejtat e shqiptarëve, ka zgjedhur këtë periudhë historike – nga Nëntori deri në Shkurt – për të mbyllur një cikël të rëndësishëm të arritjeve kombëtare.

28/11/2024
| Opinione, Rajon
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Prof. Dr. Vullnet Ameti


Prof. Dr. Vullnet Ameti – Sot nga Këndi Kujtesës, mendoj për itinerarin shekullor dhe trajektoren e arritjeve të shqiptarëve nga Kruja deri në Tetovë dhe nga Nëntori deri tek Shkurti jo për të numëruar muajt kalendarik por për të treguar se disa data janë gravuar thellë në identitetin tonë e disa ndodhi nuk rastisin thjeshtë per se por japin mesazh më madhor ndoshta hyjnor. Penduli i shekujve të historisë na befason me “rastësinë e rastësishme”.
Sipas kujtimeve të Marin Barletit: “Skënderbeu valëviti në Krujë me 28 nëntor 1443, për herë të parë në histori, flamurin kuq e zi dhe në kulmin e entuziazmit popullor të të pranishmëve tha : “lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Arbërisë nuk i mungojnë burrat. Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj. Armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat.
Kjo datë e shenjtë nga Kruja lëviz në kohë për në Vlorë, ku më 28 Nëntor 1912, shqiptarët shpallën Pavarësinë, duke i dhënë shtetit të ri shqiptar një themel të fuqishëm, madje nga kujtimet e Dhimitër Beratit mësojmë një pasazh të Ismail Qemalit ku thotë: “Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.”
28 Nëntori vazhdoi më pas të lë gjurmë të pashlyeshme në Kosovë, Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke lënë trupin si monument të shtrirë në Prekaz duke mbrojtur pikërisht Flamurin Kuq e Zi- iku duke e afirmuar thënien se: “Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.” Sepse ai lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.
Ky itinerar i dhimbjeve, arritjeve, luftërave dhe rezitencave nuk mbaroi por vazhdoi edhe në Dhjetor me themelimin e Universitetit të Tetovës si një tjetër ngjarje që përforcon lidhjen e kësaj dite me arritjet e shqiptarëve pikërisht në në 17 Dhjetor të vitit 1994 lindi Universiteti i Tetovës nga rilindasi i fundit Rektori historik Prof. Dr. Fadil Sulejmani i cili plumbit iu përgjigj me laps dhe sulmeve me fletore duke thënë: “Ne duam lapsin dhe fletoren nuk duam dhunë”
Ndërkaq kjo trajektore mer epilog me 17 Shkurt kur u shpall Pavarësia e Kosovës, një ngjarje që përmbledh një shekull të mundimshëm të popullit shqiptar për liri.
Në këtë ditë, pavarësia e Kosovës si një ëndërr e realizuar, një shpërblim për të gjithë ata që luftuan, sakrifikuan dhe ranë për të ardhmen e Kosovës rastisi të shënohet pikërisht në datën që në memorien tonë kolektive është ndër më të veçantat, pra 17 Shkurti dita kur u mbajtën ligjëratat e para në Universitetin e Tetovës, një hap tjetër drejt zhvillimit të arsimit dhe shkencës për shqiptarët.
Për shqiptarët, këto data janë më shumë se thjesht ngjarje kalendarike. Ato janë pasqyrë e vuajtjeve dhe betejave të mëdha, janë emra, janë luftëra, janë humbje, janë dhimbje dhe trimfe, janë ëndrra të realizuara.
28 Nëntori, 17 Shkurti, dhe çdo ngjarje tjetër e historisë sonë janë të ndërthurura dhe na kujtojnë se, si komb, ne nuk kemi hequr dorë kurrë nga ëndrra për liri dhe arsim, për zhvillim dhe dinjitet, nuk kemi pushtuar kënd por kemi qenë të pushtuar, me luftë çliruam vendin ndërsa me dije çliruam veten.
Në fund del se Universiteti i Tetovës, me gjithë sfidat që ka kaluar, si një simbol i unitetit dhe luftës për të drejtat e shqiptarëve, ka zgjedhur këtë periudhë historike – nga Nëntori deri në Shkurt – për të mbyllur një cikël të rëndësishëm të arritjeve kombëtare.
Kjo dramë, që është varg ngjarjesh të lavdishme, mbyll perdet me ‘Këngën e dijes” e cila thotë: “Nuk rron zogu i shqipes pa dije e pa shkollë, nuk durojnë dy krenat me i prek kush me dorë”- duke dëshmuar se arsimi është themeli i çdo lirie dhe se të ardhmen mund ta ndërtojmë vetëm nëpërmjet dijes e cila detyrimisht na shpie tek DRITA.
Epilogu i një periudhe të lavdishme, që ka nisur me Skënderbeun dhe ka vijuar me luftëtarët si Ismail Qemali dhe Adem Jashari, gjeti a priori një vazhdimësi të natyrshme tek Rilindasi i fundit Rektori historik Fadil Sulejmani, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë nga Këndi i tij i Kujtesës!
“Bota nuk u përket atyre që ngrohen, bota u takon atyre që digjen”
Andaj çdo 28 Nëntor dhe 17 Shkurt zemra më rreh pak më fort dhe pak më ndryshe!
Gëzuar bashkëkombasit e mi!

Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës e shënoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Publikimi i radhës

Në Komunën e Bogovinës do të mbahet tribunë për mbrojtjen e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr

Publikimi i radhës

Në Komunën e Bogovinës do të mbahet tribunë për mbrojtjen e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.