• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Enciklopedia shqiptare” – progres në hartimin e fjalësit të përbashkët

Fjalësi i përbashkët është një kusht që mundëson zbatimin e kufijve dhe pragjeve të përbashkët përgjatë zbatimit dhe nuk përbën pengesë që të zbatohet parimi i territorialitetit në ndarjen e punës.

15/05/2024
| Kulturë, Rajon

Më 14 maj 2024, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë janë zhvilluar takime të redaksive të “Enciklopedisë shqiptare”, të ngritura sipas disiplinave në Tiranë e në Prishtinë.
Të pranishëm, përveç anëtarëve të redaksive të ngritura në Tiranë, kanë qenë edhe anëtarët e redaksive nga Prishtina.

Takimet u zhvilluan me një qëllim kryesor, që deri më 25 maj të shmangen përsëritjet dhe të arrihet në një fjalës themelor të integruar për “Enciklopedinë shqiptare”, e cila, pavarësisht organizimit të redaksive, do të jetë një vepër unike, me një listë të përbashkët të njësive enciklopedike.

Fjalësi i përbashkët është një kusht që mundëson zbatimin e kufijve dhe pragjeve të përbashkët përgjatë zbatimit dhe nuk përbën pengesë që të zbatohet parimi i territorialitetit në ndarjen e punës.

Në fjalësin e integruar do të përfshihet sipas fushave edhe lista e njësive enciklopedike të propozuara prej redaksisë së posaçme të trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Lista e integruar bën të mundur një përfytyrim të plotë mbi raportet mes saj dhe numrit të përgjithshëm të njësive që do të përmbajë “Enciklopedia shqiptare”, me jo më shumë se 10 mijë artikuj. Këto raporte do të shërbejnë për të reflektuar nëse duhet të thellohet përzgjedhja apo ka hapësira për plotësime, sepse nga vetë natyra e tyre enciklopeditë kanë disiplinën e “shtratit të Prokrustit”.

Procesi i takimeve dhe bashkëbisedimeve midis redaksive sipas grupfushave të përafërta do të vazhdojë deri më 25 maj 2024. Gjatë muajit qershor do të kalohet prej fjalësit të integruar në fjalësin e stabilizuar. ATSH

 


Publikimi i mëparshëm

Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes

Publikimi i radhës

Kontributi i profesor Milaim Fejziut ka qenë jetik në themelimin dhe funksionimin e Universitetit të Tetovës

Publikimi i radhës

Kontributi i profesor Milaim Fejziut ka qenë jetik në themelimin dhe funksionimin e Universitetit të Tetovës

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.