• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prof. Dr. Salajdin Salihi: “Enciklopedia imagjinare” është shkruar me mendje, shpirt, dhembje dhe me doza humori

Në UT u promovua libri "Enciklopedia imagjinare - postroman" i autorit Prof. Dr. Bajram Kosumi

11/03/2024
| Arsim, Kosovë, Maqedoni

“Enciklopedia imagjinare – postroman” i autorit Prof. Dr. Bajram Kosumi është eksperiment i madh me letërsinë: me zhanrin letrar, me tematikën dhe me tipin e ligjërimit. Ndryshimi shfaqet që në titull i cili përmban një element shkencor – enciklopedinë dhe një element artistik – imagjinatën.

Në promovimin e kësaj vepre ishin të pranishëm një numër i madh personalitetesh nga jeta akademike intelektuale e shoqërore.

Pjesëmarrësve në këtë promovim, me fjalë rasti iu drejtua Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i cili fillimisht falënderoi autorin e librit për kontributin e që ka dhënë në botimin e kësaj vepre të veçantë dhe njëkohësisht falënderoi atë për përzgjedhjen që ka bërë që librin e tij ta promovojë para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Tetovës

Për rëndësinë, përmbajtjen dhe mesazhin që përcjell libri folën recensentët e librit.

Prof. Dr. Agim Vinca tha se “Enciklopedia imagjinare” është një vepër që vlen të lexohet madje edhe të rilexohet si për shkak të përmbajtjes së saj ashtu edhe për hir të rrëfimit të shkathët dhe është sikur të hysh në një pyll të madh dhe të dendur ku në çdo hap sheh peizazh mahnitës, por edhe skena dhe pamje të frikshme.

Ndërsa Prof. Dr. Ismail Syla u shpreh se në këtë libër elementi enciklopedik shpërfaq një mendim të thellë për njerëzit, veprimet, proceset dhe për shfaqjet psikologjike, sociale e historike në jetën e ishullarëve ndërsa elementi imagjinar shpërfaq një botë pa kufi, të njëmendësisë e të nënvetëdijes, të historisë e të imagjinatës, në tri kohë, ku jetojnë dhe lënë gjurmë ishullarët.

Vlerësime për librin e Prof. Dr. Bajram Kosumit bëri edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Salajdin Salihi. Ai ndër të tjera theksoi: “Enciklopedia imagjinare” është shkruar me mendje, shpirt, dhembje dhe me doza humori. Është libër që nuk shërben si referencë për studime shkencore dhe as për të bërë karrierë akademike. Ky është libër për ata që e duan diçka pa interes, ashtu sikurse Kanti e përkufizoi të bukurën.Tani e tutje e kam edhe një shkrimtar të preferuar: ai është Bajram Kosumi.”

Ndërsa autori i librit, Prof. Dr. Bajram Kosumi u shpreh se e vetmja gjë që nuk mundet askush të ta marrë, është koha. Ai theksoi: “Ky është koncepti themelor i këtij libri, koha është jotja, ti je mbreti i kohës sate. Dhe nëse ti e gjen çelësin ta shfrytëzosh kohën tënde, ti je gjeniu, ti je fitimtar. Ti e fiton edhe burgun, edhe robërinë, sepse ne tentojmë të mos harrohemi. Unë erdha në përfundim se çdo fjalë mund të jetë një çelës, dhe mund të jetë fjala kyçe e vetë jetës së njeriut.”


Publikimi i mëparshëm

Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe dinamizimi i kërkesës për Republikën e Kosovës

Publikimi i radhës

Ilir Shaqiri e falënderon Universitetin e Tetovës për laureimin me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”

Publikimi i radhës

Ilir Shaqiri e falënderon Universitetin e Tetovës për laureimin me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.