• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Redaksia vendore e “Enciklopedisë shqiptare” vlerëson punën e vitit 2023 dhe parashikimet për kalendarin e këtij viti

Gjatë muajit janar do të organizohet një bashkëbisedim instruktues me gjithë anëtarët e redaksive të fushave, me pjesëmarrjen e redaksisë së posaçme të MV.

04/01/2024
| Kulturë, Rajon

Në mbledhjen e sotme redaksia vendore e “Enciklopedisë shqiptare” vlerësoi se miratimi i akteve ndërqeveritare, ndërakademike e nënligjore dhe i atyre të njësimit të standareve teknike e profesionale është një arritje bazike.
Redaksitë e ngritura mbështetur sipas kufijve të disiplinave në 27 fusha të dijes dhe vënia e tyre në funksionim; ndërveprimi mes tyre dhe redaksive gjegjëse të Kosovës; ngritja e një redaksie të posaçme koordinuese për trashëgiminë shqiptare në Maqedoninë e Veriut; janë disa arritje të tjera të vitit të shkuar. Redaksitë e të tre niveleve janë tashmë në punë të drejtpërdrejtë.
Disa nga redaksitë e fushave: e letërsisë, e gjeografisë fizike dhe e asaj humane, e arsimimit, e ekonomi-financës dhe e biologjisë, kanë hartuar listën paraprake të fjalëve-referencë, emërtime të përveçme e të përgjithshme (fjalësi, lexicon-i, emërtesa); një pjesë tjetër janë në përfundim.
Stabilizimi i fjalësit, i mbështetur në bazën e të dhënave të FESH dhe të FEK, si dhe të enciklopedive krahinore e tematike, është një proces i dyfishtë: “collect and select”. Deri në fund të muajit mars 2024 do të jetë mbyllur.
Gjatë muajit janar do të organizohet një bashkëbisedim instruktues me gjithë anëtarët e redaksive të fushave, me pjesëmarrjen e redaksisë së posaçme të MV.
Kryeredaktori i “Enciklopedisë shqiptare” akad. Skënder Gjinushi tha në këtë takim se tre projektet e mëdha në albanologji: “Historia e shqiptarëve”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Enciklopedia shqiptare”, provuan paraprakisht karakterin progresiv të reformës institucionale; bashkimi funksional ndodhi para bashkimit formal. Suksesi i dy nismave të para jep siguri edhe për suksesin e ESH. Redaksia vendore duhet të kryejë detyrën e vet sipas ndarjes së përgjegjësive të anëtarëve të vet ndaj redaksive të grup-fushave. Burimi: Akademia e Shkencave e Shqipërisë 


Publikimi i mëparshëm

Vepra artistike më e shtrenjtë në Evropë

Publikimi i radhës

Kadri Roshi trembej vetëm nga pleqëria

Publikimi i radhës

Kadri Roshi trembej vetëm nga pleqëria

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.