• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

PISA 2022

Sipas të dhënave të testit PISA për vitin 2022 të shpallura më 5 dhjetor 2023, shumica e nxënësve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në njohuritë e matematikës, të leximit dhe të shkencave të natyrës janë nën mesataren e  vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

09/12/2023
| Arsim, Bota
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


Prof. Xhelal Zejneli – Hulumtimi PISA 2022 është cikli i tetë i hulumtimit PISA në të cilin marrin pjesë 81 vende. Lëmi kryesor i testimit është njohuria matematikore, ndërsa njohuritë në fushën e shkencave të natyrës dhe të leximit janë lëmenj dytësor të testimit. Në këtë cikël të hulumtimit testohet edhe lëmi inovativ: të menduarit kreativ i nxënësve. Me njohuritë në lëmin e leximit nënkuptohet interpretimi i një teksti të rëndomtë.

Me vendim të përbashkët të OECD-së dhe të vendeve pjesëmarrëse, hulumtimi kryesor i PISA 2021 u shty për një vit për shkak të pandemisë Covid-19. Për këtë arsye cikli i tetë i hulumtimit u emërtua si “PISA 2022”.

*   *   *

            PISA (Programme for International Student Assessment), përkatësisht Programi ndërkombëtar për testimin e njohurive dhe të zgjuarsive të nxënësve, është hulumtim arsimor botëror më i madh që e zbaton prej vitit 2000 Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në vendet anëtare të OECD-së dhe në vendet partnere me qëllim të grumbullimit të të dhënave për krahasim ndërkombëtar për cilësinë, efektivitetin dhe drejtësinë e sistemeve arsimore.

*   *   *

            Sipas të dhënave të testit PISA për vitin 2022 të shpallura më 5 dhjetor 2023, shumica e nxënësve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në njohuritë e matematikës, të leximit dhe të shkencave të natyrës janë nën mesataren e  vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

            Testimi PISA zbatohet çdo tre vjet që nga viti 2000. Ky testim e bën vlerësimin e sistemeve arsimore duke matur efektin shkollor të nxënësve të moshës 15-vjeçare në lëmin e matematikës, të shkencave të natyrës dhe të leximit. Në këtë hulumtim ndërkombëtar në fushën e arsimit për vitin 2022 kanë marrë pjesë rreth 690.000 pesëmbëdhjetëvjeçarë nga 81 vende të botës.

            Kroacia e ka zënë vendin e 36-të. Në testimin nga matematika është e para ndër vendet e rajonit. Serbia ndodhet në vendin e 42-të. Në matematikë Mali i Zi ndodhet në vendin e 54-të. Ndër Malin e Zi renditen Maqedonia e Veriut, Shqipëria (e 67-ta) dhe Kosova (e 74-ta).

           Maqedonia e Veriut në matematikë renditet e 61-ta, në lexim e 71-ta, ndërsa në shkencat e natyrës e 68-ta.

            Nxënësit e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk kanë marrë pjesë në testim. Në një seancë të Kryesisë së BH-së të mbajtur në korrik të vitit 2020, pjesëmarrjen e këtij vendi në testim Millorad Dodiku e parandaloi me veto. Për herë të parë BH-ja mori pjesë në testim në vitin 2018 me ç’rast prej 79 vendeve të testuara u rendit e 62-ta.

*   *   *

            Rezultatet e testimit PISA 2022 në vendet e Ballkanit Perëndimor:

                                  matematikë            lexim     shkencat e natyrës

Mesatarja e pikëve në vendet e OECD-së                  472                  476                  485

– Kroacia                                                         463                  475                  483

– Serbia                                                            440                  440                  447

– Mali i Zi                                                        406                  405                  403

– Maqedonia e Veriut                                      389                  359                  380

– Shqipëria                                                       368                  358                  376

– Kosova                                                          355                  342                  357

*   *   *

        Përpos për njohuritë dhe për zgjuarsitë e nxënësve, PISA grumbullon të dhëna edhe për faktorët individualë, shkollorë dhe sistemorë që ndikojnë në arritjet e nxënësve dhe i ofron treguesit për zhvillimin e politikës arsimore.

            Testimi PISA rëndom mbahet në muajin prill në shkollat e mesme. Nxënësit 15-vjeçar testohen me njohuritë që i kanë marrë gjatë arsimimit fillor. Me fjalë të tjerra, këtu s’kemi të bëjmë me njohuritë që i merr nxënësi në arsimin e mesëm. Në shtetet dyetnike duhet parë se çfarë rezultati kanë korrur nxënësit sipas bashkësive etnike. Organi që merret me punën e testimit PISA, për shembull Qendra Shtetërore e Provimeve, rezultatet i publikon në shkallë shteti dhe jo sipas bashkësive etnike. Mbase më mirë që veprohet kështu. Ndryshe, për ndonjërën prej bashkësive etnike rezultatet do të kishin qenë akoma më zhgënjyese dhe më dëshpëruese.

*   *   *

Rezultatet e testimit PISA të zbatuar në vitin 2022 në vendet e OECD-së u shpallën në Paris më 5 dhjetor 2023. Ka shtete të cilat rezultatet e pakënaqshme në testim i ndërlidhin me ndikimin e pandemisë Covid-19 në procesin arsimor. Por 31 vende, përkundër pandemisë, kanë arritur rezultate të njëjta si në vitin 2018. Madje ka shtete që kanë dalë më mirë se në testimin paraprak. Midis tyre janë Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Singapori dhe Zvicra. Rezultatet e tyre janë mbi mesataren e OECD-së dhe lëvizin prej 487 derë në 575, në krahasim me 472 sa është mesatarja e vendeve të OECD-s.

            Testi PISA është Program ndërkombëtar i vlerësimit të arritjeve arsimore të nxënësve. Në test vlerësohen njohuritë nga matematika, nga leximi dhe nga shkencat e natyrës. Testi përmban edhe një pyetësor për gjendjen familjare, për pozitën socio-kulturore të nxënësit si dhe për perceptimin e shkollës nga ana e tyre. Testimi mbahet çdo tre vjet, duke filluar nga viti 1997. Ka shtete që nuk marrin pjesë në testim për shkaqe financiare. Testimi është anonim. Testi PISA fare nuk i ngjan testimit tradicional apo klasik që realizohet apo që zbatohet nëpër shkolla. Në testimin PISA nuk kemi të bëjmë me formula matematikore. Në lexim nuk flitet për gramatikë apo për letërsi. Ky testim ka të bëjë me logjikën e nxënësit dhe me kreativitetin e tij. Ky testim kërkon të dijë sa është i aftë nxënësi 15-vjeçar logjikojë dhe të gjykojë me kokën e vet. Nxënësit që do t’i nënshtrohen testimit caktohen nga institucionet e arsimit, si për shembull nga Qendra Shtetërore e Provimeve. Zgjedhja e nxënësve bëhet në mënyrë të rastësishme apo në mënyrë kompjuterike. Kompjuteri mund t’i zgjedhë më të mirët, mesatarët apo më të dobëtit. Kjo s’dihet. Sipas ligjit të gjasës, prej çdo kategorie nga pak. Testimit nuk i nënshtrohen të gjithë nxënësit.

            Sistemi i arsimit i një vendi është i lidhur ngushtë me shkallën e zhvillimit ekonomik të atij vendi. Aty ku s’ka rend, rregull dhe disiplinë s’mund të flitet për arsim cilësor. Në shtetin me shkallë të lartë korrupsioni s’mund të ketë arsim cilësor.

            A është testimi PISA tregues absolut i cilësisë së arsimit të një vendi të caktuar, apo kjo  duhet të merret si relative?

*   *   *

 Në shumë vende janë bërë dhe janë duke u bërë reforma në arsim. Shihet qartë se reformat e shumta në arsim nuk kanë dhënë rezultate. Arsimi nuk duron eksperimente, s’duron dot improvizime. Kushtet për arsim në një vend të caktuar dallohen prej kushteve në një vend tjetër. Kopjimi i metodave të një vendi të zhvilluar në një vend jo mjaft të zhvilluar nuk do të thotë se mund të sjellë sukses.


Publikimi i mëparshëm

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” e organizuan Konferencën Shkencore “Pikëtakime Kulturore në Arealin Ballkanik”

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” e organizuan Konferencën Shkencore "Pikëtakime Kulturore në Arealin Ballkanik"

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.