• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu konsideratat më të larta për ekipin e redaksisë nga vendi ynë dhe vlerësoi faktin që jemi pjesë e ecurive dhe projekteve të përbashkëta shkencore me rëndësi për kombin tonë.

05/12/2023
| Kulturë, Rajon

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi,  zhvilloi sot një takim me anëtarët e Redaksisë për përgatitjen e Enciklopedisë Shqiptare. Në këtë takim të kryesuar nga Prof. Dr. Valbona Toska – anëtare e Redaksisë qendrore (Shqipëri), morën pjesë edhe Prof. Dr. Aziz Pollozhani –  redaktor përgjegjës i Redaksisë së posaçme për Republikën e Maqedonisë, si dhe anëtarët e saj, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani, Prof. Dr. Fehari Ramadani, Prof. Dr. Dita Starova – Qerimi dhe Prof. Dr. Zeqirja Ibrahimi.

Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu konsideratat më të larta për ekipin e redaksisë nga vendi ynë dhe vlerësoi faktin që jemi pjesë e ecurive dhe projekteve të përbashkëta shkencore me rëndësi për kombin tonë. Ai theksoi se, tek Universiteti i Tetovës do të gjejnë mbështetjen e duhur institucionale për realizimin me sukses të këtij projekti shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ndërkaq, Prof. Dr. Valbona Toska deklaroi se Universiteti i Tetovës me përfaqësuesit e tij, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani dhe Prof. Dr. Fehari Ramadani është i përfaqësuar denjësisht në këtë projekt me rëndësi kombëtare. Ajo tha se, në pesë vitet e ardhshme, aq sa zgjat përgatitja e Enciklopedisë Shqiptare, na pret një punë voluminoze, por bazuar në kapacitetet profesionale të anëtarëve, ekipit të punës do të arrijnë ta kryejnë sipas parashikimeve.

Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe anëtarët tjerë të redaksisë së lartpërmendur e falënderuan rektorin e UT-së për pritjen dhe gatishmërinë për ta përkrahur punën e tyre studimore, sikundër nënvijëzuan se botimi i Enciklopedisë ku përfshihet edhe pjesa shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, konfirmon arritjen arsimore, shkencore dhe kulturore të një populli që ka vlera identitare.  Zyra për informim – UT


Publikimi i mëparshëm

Më 1 dhjetor 1622 ndërroi jetë Pjetër Budi, shkrimtari, kleriku dhe veprimtari i njohur

Publikimi i radhës

PISA 2022

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PISA 2022

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.