• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në konferencën ndërkombëtare: “Profesor Eqrem Çabej përmes letërkëmbimit me kolegë të gjuhës gjermane”  

Profesor Eqrem Çabej prej fillimit të krijimtarisë së tij ka përkrahur tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se gjuha shqipe vjen prej ilirishtes. Në kongrese të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare me argumente shkencore hodhi poshtë pohimet e dijetarëve të huaj që e kanë kundërshtuar prejardhjen të shqiptarëve. Këtë më së miri e shohim edhe në punimin e tij të radhës të botuar në revistën “Jehona” (Shkup) me titull: “Ilirishtja dhe shqipja” (1980, viti XVIII, nr. VII).

10/11/2023
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

            Dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare: “Profesor Eqrem Çabej përmes letërkëmbimit me kolegë të gjuhës gjermane” të organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Në këtë konferencë, punimet e së cilës u zhvilluan më 9 nëntor 2023, lexoi kumtesën e tij shkencore me titull: ”Komtesat shkencore të Prof. Eqrem Çabejt të botuara në revistën “Jehona” të Shkupit”

            Veprimtaria më e frytshme arsimore e shkencore e Profesor Çabejt është ajo e pas viteve 1945 (e njohur si periudha e Pasçlirimit), në një anë për përgatitjen e kuadrove universitarë (Prof. E. Çabej është edhe njëri ndër themeluesit e arsimit të lartë të Shqipërisë), e në anën tjetër për ta çuar përpara shkencat albanologjike. Në këtë drejtim ai hartoi dhe redaktoi shumë tekste mësimore për shkollat shqipe. Kur bëhet fjalë për veprimtarinë e tij të gjerë arsimore, duhet të theksohet se Prof. E. Çabej dha kontribut të madh e të çmueshëm me cikle ligjëratash dhe ligjërata të veçanta shkencore për studentët e shkallës së dytë e sidomos për ata të shkallës së tretë dhe për pedagogët e katedrave albanologjike të Universitetit të Prishtinës e të Shkupit si dhe në atë të Vjenës, theksoi prof. B. Sulejmani.

            Krahas punës së tij për një kohë mjaft të gjatë në Institutin e Shkencave e më vonë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, anëtar i së cilës ishte që nga themelimi i saj e madje edhe anëtar i Kryesisë së Akademisë, Prof. E. Çabej botoi edhe disa kumtesa shkencore në revistën “Jehona” të Shkupit. Në këtë revistë të parë dhe të vetme në gjuhën shqipe pas Luftës II Botërore ndër shqiptarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (sot R. e Maqedonisë së Veriut) dhe që filloi të botohet në Shkup në vitin 1962 me dhjetë numra në vit, Profesor Eqrem Çabej botoi këto studime shkencore: “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe” (1972, viti XI, nr. VII); “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipe” (1972, viti X, nr. IX); “Elementet latine të gjuhës shqipe” (1974, viti XII, nr. IV); “Ilirishtja dhe shqipja” (1980, viti XVIII, nr. VII); “Romantizmi në Europën Lindore e Juglindore dhe në literaturën shqiptare” (1995, viti XXXIII, nr. IV, ky studim është shkruar më 1945 dhe pa dritën për here të parë në veprën: Eqrem Çabej “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” që u botua më 1994 në Tiranë. Kolegjiumi i redaksisë së revistës “Jehona” kanë shkëputur dhe kanë botuar pjesën e tretë të këtij studimi).

            Profesor Eqrem Çabej prej fillimit të krijimtarisë së tij ka përkrahur tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se gjuha shqipe vjen prej ilirishtes. Në kongrese të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare me argumente shkencore hodhi poshtë pohimet e dijetarëve të huaj që e kanë kundërshtuar prejardhjen të shqiptarëve. Këtë më së miri e shohim edhe në punimin e tij të radhës të botuar në revistën “Jehona” (Shkup) me titull: “Ilirishtja dhe shqipja” (1980, viti XVIII, nr. VII).

Në fund të kumtesës së tij, dekani i F. Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani theksoi se rëndësia e këtyre studimeve të Prof. E. Çabejt – këtij eruditit dhe personalitetit të shquar të shkencave albanologjike në përgjithësi dhe të gjuhësisë shqiptare në veçanti, të botuara në revistën “Jehona” (Shkup), është kolosale për shkak të kohës dhe vendit ku u botuan, por, edhe, veç tjerash, kanë qenë pika referimi për zhvillimin e studimeve të gjuhës shqipe nga gjuhëtarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.


Publikimi i mëparshëm

Histori e Shpirtit Shqiptar – libri më i ri i Ndriçim Kullës

Publikimi i radhës

“Parashikimi” i shkrimtarit: Në 2040, kryetar bashkie në Shëngjin zgjidhet një afgan

Publikimi i radhës

“Parashikimi” i shkrimtarit: Në 2040, kryetar bashkie në Shëngjin zgjidhet një afgan

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.