Studentët e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës morën pjesë në Bienalen Bista 2023, e organizuar nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë së Veriut.
Në Edicionin e Bienales XX – XXI, për herë të parë u ekspozuan projektet studentore të suksesshme të cilët do të qëndrojnë për 10 ditë pranë projekteve të fakulteteve tjera të Arkitekturës në Maqedoninë e Veriut.
Hapja e Bienales Bista 2023 u mbajt në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi, bashkë me ekipin e tij, Prof. Dr. Idaver Huseini, Prof. Dr. Kujtim Elezi, Doc. Dr. Lindihana Goxha, si dhe shumë profesorë e studentë.
Në Bienalen Bista 2023 studentët e Arkitekturës së Fakultetit të Shkencave të Zbatuara prezantuan panelin kontinual me 16 thyerje harmonike nga druri i cili paraqiste punën në vazhdimësi për 16 vite të programit studimor të Arkitekturës. Finalizimi i panelit kontinual u ndihmua nga profesorët e këtij fakulteti të cilët i mbështetën studentët në realizimin e idesë së tyre.
Zyra për informim – UT