• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në konferencën shkencore  „Albanologjia dje, sot dhe nesër“

Dekani i F. Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, theksoi se Instituti Albanologjik duke qenë vazhdimisht mbështetës i projekteve kombëtare në aspektin e gjuhës, historisë, letërsisë dhe përkrahjes së projektit kombëtar, themelimit të Universitetit të Tetovës (1994), kuptohet, krahas Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës etj., do të mbetet gjithmonë institucioni i rëndësishëm i shqiptarëve.

22/06/2023
| Arsim, Kosovë, Maqedoni

Dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani, mori pjesë në konferencën shkencore Java e Albanologjisë 14/2023 „Albanologjia dje, sot dhe nesër“ në 70-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

 Në këtë konferencë lexoi kumtesën me titull: Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e Universitetit të Tetovës (bashkëpunimi i ndërsjellë i kuadrit akademik e shkencor i të dy institucioneve tona). Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik të Prishtinës (1953) paraqiti ndihmesat e IA-së, përkatësisht punonjësve shkencor dhënë katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të UT-së që nga themelimi e deri në ditët e sotme (dr. Qemal Murati, dr. Zymer Neziri, akad. Rexhep Qosja). Por, krahas ndihmesës dhe përkrahjes në mësimdhënie, pjesë e kumtesës ishte edhe kontributi reciprok i të dy institucioneve tona në fushën e gjuhësisë, letërsisë e folklorit shqiptar. Këtu, autori e ka  fjalën për pjesëmarrjen e kolegëve nga IA-ja në organizimet e tubimet tona shkencore, pra të Universitetit të Tetovës, si: Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, i cili këtë vit më 29-30 shtator do të organizojë të shtatëmbëdhjetin me radhë dhe Konferenca e Fakultetit Filologjik, si dhe pjesëmarrja e kolegëve të katedrës së gjuhës shqipe në konferenca, tubime e botime shkencore të IA-së në Prishtinë.

Në fund të kumtesës së tij, dekani i F. Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, theksoi se Instituti Albanologjik duke qenë vazhdimisht mbështetës i projekteve kombëtare në aspektin e gjuhës, historisë, letërsisë dhe përkrahjes së projektit kombëtar, themelimit të Universitetit të Tetovës (1994), kuptohet, krahas Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës etj., do të mbetet gjithmonë institucioni i rëndësishëm i shqiptarëve. Thellimi i bashkëpunimit i të dy institutcioneve tona duhet të rritet edhe më shumë, theksoi Berton Sulejmani.


Publikimi i mëparshëm

Në Universitetin e Tetovës u prezantuan platformat programore të kandidatëve për Rektor

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi ceremoni solemne për absolventët e gjeneratës 2022/2023

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi ceremoni solemne për absolventët e gjeneratës 2022/2023

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.