• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Themelohet Shoqëria kulturore-artistike “Dibra e Madhe”

Me iniciativë të pushtetit vendor dhe rapsodëve si dhe muzicientëve dhe këngëtarëve dibranë, u themelua edhe një shoqëri e cila pritet të jetë një reprezent i muzikës dibrane.

26/03/2023
| Kulturë, Maqedoni

Vjollca SADIKU – Shoqëria kulturore-artistike “Dibra e Madhe”, e cila u themelua para disa muajve, ia kthen imazhin folklorit dibran meqë është një shoqëri e cila themelohet pas një dekadë amulli në këtë sferë. Para një dekade funksiononte  SHKA “Liman Kaba”, “Haki Stërmilli”, pastaj edhe shoqëria “Dibra”, por disa vite me radhë qyteti i muzikës dhe folklorit të pasur mbet pa shoqëri kulturo artistike. Me iniciativë të pushtetit vendor dhe rapsodëve si dhe muzicientëve dhe këngëtarëve dibranë, definitivisht u themelua edhe një shoqëri e cila pritet të jetë një reprezent i muzikës dibrane.

Kryetari SHKA “Dibra e Madhe”, Miçe Duka na informoi se vetëm për pak muaj ka patur prezantime, pjesëmarrje dhe koncerte në Dibër, si dhe në Shqipëri dhe Kosovë. “Pas promovimit të shoqërisë ‘Dibra e Madhe’, në Dibër morëm pjesë në disa manifestime kombëtare që u mbajtën në Kosovë edhe atë në disa qytete, pastaj patëm koncerte edhe në Shqipëri. Morëm pjesë me shumë sukses në festivalin e Peshkopisë dhe në fund edhe në manifestimet për Ditën e verës. Por, sipas programit vjetor presim shumë aktivitete dhe prezantime të folklorit dibran edhe gjatë vitit 2023”, thotë kryetari i shoqërisë Miçe Duka. Ai për gazetën KOHA thotë se qëllimi kryesor i shoqërisë është që në mënyrë origjinale të prezantohet folklori dibran i cili është shumë i pasur. Në këtë drejtim sipas tij, kryesojnë rapsodët dibran, vëllezërit Lala, Ibrahim dhe Elmas, Mislim Strikçani, Bajram Klloboçishta, Dini Radoveshi, etj. Dibra ka shumë rapsodë të cilët me të vërtet në repertuarin e tyre kanë shumë këngë të vjetra dibrane të cilët trajtojnë patriotizmin historinë, dhe figurat të personaliteteve të cilët kanë kontribuar për Dibrën dhe kombin. “Në të gjithë paraqitjet tona duartrokitjet kanë qenë frenetike meqë edhe këngët e Dibrës janë një histori në vete”, thotë kryetari i shoqërisë.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe valleve tradicionale dibrane. Vallja dyshe ishte dhe do të jetë dominante në programet tona edhe gjatë këtij viti. Rapsodi dhe këngëtari i njohur dibran Bajram Klloboçishta ka deklaruar se edhe pse i takon gjeneratës më të re, ka një traditë familjare sa i takon këngëve të vjetra folklorike. Ai thotë se themelimi i shoqërisë “Dibra e Madhe”, jep mundësi për të gjithë dashamirët e muzikës e veçmas asaj folklorike të vijnë në shprehje dhe të prezantojnë Dibrën në mënyrë më të bukur në sferën e muzikës. Valltarët Zenjel Beqiri dhe Lulzim Lela me të vërtet mahnitën publikun jo vetëm në Dibër por edhe në trojet e tjera shqiptare. Me koordinatoren e grupit valltar Arjeta Jani, shoqëria tani ka një kuadër shumë të mirë të valltarëve. Ajo bashkëpunon me koreograf të njohur kombëtar dhe siç thotë me sukses vendos në skenë vallet tradicionale dibrane. Ka shumë valle dibrane të cilët me shumë interes ndiqen nga publiku.

Të theksojmë se aktivizimin të shoqërisë “Dibra e Madhe” e kanë përshëndetur të gjithë dibranët pa marrë parasysh se ku ata jetojnë. Kryesia e shoqatës thotë se aktualisht përveç provave të rregullta, shoqëria ka kontakte me donatorë të ndryshëm me qëllim të kompletohet shoqëria me veshjet tradicionale dibrane si dhe instrumentet të një kualiteti sa më të lartë. Komuna Dibër i ka mundësuar shoqërisë edhe një hapësirë që gjendet në Qendrën për kulturë. Planet të shoqërisë janë që gjatë këtij viti përveç në trojet shqiptare të prezantohet edhe në festivalet ndërkombëtare. Koha.mk

 


Publikimi i mëparshëm

Libri “Hyrje në Komunikim”, i botuar nga Oxford University Press konsiderohet si “Bibla” e komunikimit

Publikimi i radhës

Dita Ndërkombëtare e Teatrit

Publikimi i radhës

Dita Ndërkombëtare e Teatrit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.