• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Botohet në shqip libri i Angelina Jolie

Libri nis me një parathënie të aktores dhe përfaqësueses së të drejtave drejtave të njeriut në OKB dhe Amnesty International. “Nëse qeveritë do të mbanin fjalën dhe nëse të gjithë të rriturit do t’i respektonin të drejtat e fëmijëve, s’do të lindte nevoja për këtë libër”, shkruan Jolie në parathënie. “Ekziston një hendek i madh midis të drejtave të fëmijëve në parim dhe asaj që ndodh në praktikë.”

10/03/2023
| Bota, Spektër

Ka ardhur në shqip libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” i hartuar nga Amnesty International. Autore të këtij botimi janë aktorja dhe aktivistja Angelina Jolie dhe Geraldine Van Bueren, avokate e të drejtave të njeriut. Në një intervistë për emisionin “Në radio” nga Andri Xhahu, drejtuesi i shtëpisë botuese “Fan Noli”, Rexhep Hida, tregon se shkas për të botuar këtë libër është bërë një film i xhiruar në Kamboxhia. “Angelina Jolie ndodhej në Kamboxhia për xhirimet e një filmi Hollywood-ian. Në këtë vend janë shkelur të drejtat e njeriut, sidomos të fëmijëve dhe të rinjve. Duke luajtur këtë film, Jolie preket nga trajtimi mizor që u është bërë fëmijëve kamboxhianë, dhe vendos të shkruajë këtë libër.”

Libri nis me një parathënie të aktores dhe përfaqësueses së të drejtave drejtave të njeriut në OKB dhe Amnesty International. “Nëse qeveritë do të mbanin fjalën dhe nëse të gjithë të rriturit do t’i respektonin të drejtat e fëmijëve, s’do të lindte nevoja për këtë libër”, shkruan Jolie në parathënie. “Ekziston një hendek i madh midis të drejtave të fëmijëve në parim dhe asaj që ndodh në praktikë.”

Ky libër shpjegon të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Gjithashtu jep intrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime dhe për të kërkuar çka është me të drejtë e tyre.

Rexhep Hida shprehet se Angelina Jolie ka shprehur dëshirën që të vijë në Shqipëri për të promovuar këtë libër. “Prej agjendës së ngarkuar nuk mund të garantojmë 100 për qind nëse do të vijë ose jo. E vërteta është që mezi e pret librin dhe më dërgoi falënderime dhe përgëzime për të. Ardhja e saj është reklamë e madhe për shtëpinë botuese dhe Shqipërinë.”

Libri është botuar së pari në SHBA në shtator 2021. Më pas në Britani, Francë, Gjermani, Japoni, Greqi dhe Kamboxhia. Është i shkruar në një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, me shfira konkrete dhe histori njerëzore. “Dua që libri t’i shërbejë mjedisit shqiptar. Shpresoj që familjet, prindërit, shoqatat, organizatat dhe shkollat të gjejnë një material të dobishëm përmes këtij libri”. rtsh.al


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës propozon që 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Shqipëri dhe në Kosovë

Publikimi i radhës

ASOCIACIONI S’ËSHTË GJË TJETËR POS NDARJE E KOSOVËS

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ASOCIACIONI S’ËSHTË GJË TJETËR POS NDARJE E KOSOVËS

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.