• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Botohen “Shkrimet Historike” të historianit të njohur Zeqirja Idrizi

Prof. Dr. Zeqirja Idrizi thekson se përmbledhja e shkrimeve të tij, trajton tematikën historike mbi historinë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në shekullin XX.

27/12/2022
| Kulturë, Rajon

Ditë më parë doli nga shtypi libri “Shkrime Historike” i Prof. Dr. Zeqirja Idrizit, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës. Në këtë botim shkencor, autori sjell shkrime historike, analiza dhe vështrime të ndryshme me karakter historik. Publikimet e kësaj natyre konsiderohen si një praktikë e mirë për të ndihmuar lexuesin të njihet me krijimtarinë e autorëve të caktuar.

Prof. Dr. Zeqirja Idrizi thekson se përmbledhja e shkrimeve të tij, trajton tematikën historike mbi historinë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në shekullin XX.

“Përmbajtja e librit dominohet nga studimet shkencore të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe kumtesat e prezantuara në konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Publikimet, shkrimet dhe kumtesat merren profesionalisht me shkencën e historisë, ndaj dhe botimi në një përmbledhje të veçantë është bërë me qëllim që edhe opinion i gjerë të njihet me aspektet e zhvillimeve historike të popullit shqiptar, në veçanti në Trevën Lindore Shqiptare. Në aspektin kronologjik, si pikënisje janë: gjenealogjia familjare e Derallëve, formimi i Pashallëkut të Tetovës, luftërat ballkanike dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, duke u shtrirë në harkun kohor në tërë shekullin XX”, thekson Prof. Dr. Zeqirja Idrizi.

Në pjesën e dytë dhe të tretë janë përfshirë recensionet e shkruara për libra të ndryshëm, shkrime për ngjarje dhe zhvillime të caktuara të ndërlidhura me shqiptarët në përgjithësi dhe me Pollogun në veçanti. “Shkrimet Historike” është libër i botuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe do të jetë në shërbim në radhë të parë për studentët dhe studiuesit e historisë, por edhe për lexuesit e tjerë të interesuar për historinë dhe shkencat politike.


Publikimi i mëparshëm

REZOLUTA 1244 KA KOHË QË KA VDEKUR

Publikimi i radhës

Përkujtim | 82 vjet më parë ndërroi jetë At Gjergj Fishta

Publikimi i radhës
At Gjergj Fishta

Përkujtim | 82 vjet më parë ndërroi jetë At Gjergj Fishta

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.