• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

“Vatra” promovoi dy vepra letrare nga Jeton Kelmendi dhe Bora Balaj

Shkrimtarja Bora Balaj në fjalën e saj ekspozoi për gjithë të pranishmit vështirësitë dhe emocionet në shkrimin e librit për dramën e femrës shqiptare në Kosovë.

14/11/2022
| Bota, Kulturë

New York, 13 nëntor 2022 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, organizoi promovimin e krijimtarisë letrare në poezi të shkrimtarit Jeton Kelmendi “Një ardhje tjetër” dhe anëtares së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë Bora Balaj me romanin e saj “Heshtja”. Nën prezantimin e kryetarit të shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Mëhill Velaj, Vatra tregoi edhe një herë lidership të padiskutueshëm në organizimin e ngjarjeve kulturore e patriotike në mërgatën e Amerikës. Mëhill Velaj në fjalën e tij u ndal te veprimtaria e Jeton Kelmendit si poet, shkrimtar e analist dhe çmimet kombëtare e ndërkombëtare të fituara prej tij. Z. Velaj u ndal dhe te kontributi i Bora Balaj në letërsi dhe etnokulturë. Dr. Pashko Camaj përshëndeti aktivitetin në emër të Federatës Vatra dhe theksoi se romani i Bora Balaj tregon krimet serbe në Kosovë, një të vërtetë historike që duhet përkthyer në gjuhën angleze. Presidenti i shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë z.Adnan Mehmeti ekspozoi para të pranishmëve punën krijuese të autorëve Balaj e Kelmendi dhe aktivitetet e shoqatës në përmbyllje të vitit kalendarik. Kritiku letrar Pal Ndrecaj në fjalën e tij tha se libri i Bora Balaj është një rrëfim historik, një rrëfim për luftën, një përjetim personal për një ngjarje kolektive.
Autori Jeton Kelmendi në fjalën e tij tha se romani “Heshtja” i Bora Balaj në vetvete është përshkrimi i një drame të tmerrshme për shqiptarët në Kosovë. Personazhi i librit nuk është fajtore, është heroinë. Merita e romanit qëndron te “ngritja e vetëdijes se e keqja duhet denoncuar dhe bërë publike” tha z.Kelmendi. Regjizori Astrit Tota vlerësoi Bora Balajn për librin, punën e saj në kostumografi dhe krijimet e Jeton Kelmendit. Jeton Këlmendi rrëfeu prozën, poezinë, lirikën, krijimtarinë letrare shqiptare në trojet shqipfolëse dhe vështirësitë e përkthimit në gjuhë të huaj të letërsisë shqiptare. “Ne duhet të krijojmë, dokumentojnë e përkthejmë në gjuhë të huaj. Roli i shqiptarëve në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë” nënvizoi shkrimtari Kelmendi. Profesor i letërsisë Bill Wolak vlerësoi shpirtin kozmopolit të krijuesit Jeton Këlmendi dhe specifikën e krijimtarisë së tij rreth luftës si pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Shkrimtarja Bora Balaj në fjalën e saj ekspozoi për gjithë të pranishmit vështirësitë dhe emocionet në shkrimin e librit për dramën e femrës shqiptare në Kosovë. Në përfundim të promovimit edhe Profesor Bexhet Asani foli rreth rëndësisë së jashtëzakonshme të krijimtarisë së Jeton Kelmendit dhe Bora Balaj. Në përfundim të aktivitetit, u shtrua një koktejl për të gjithë të pranishmit nga shkrimtarja Bora Balaj. / Sokol Paja

Publikimi i mëparshëm

Shkrimtari Zija Çela vjen me romanin “Banka e Ankesave”

Publikimi i radhës

Akad. Shkurtaj: Të hyjmë në Europë të veshur me kulturën shqiptare dhe gjuhën shqipe.

Publikimi i radhës

Akad. Shkurtaj: Të hyjmë në Europë të veshur me kulturën shqiptare dhe gjuhën shqipe.

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.