• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Kosova ngrihet vetëm nëse qytetarët e Kosovës ngrenë institucionet e saj

13/01/2020
| Kosovë, Opinione

Mr. Sc. Alketa G. Fazliu | 

Në këto ditë dhe muaj, Kosova nuk ka humbur thjesht dhe vetëm kohën e saj. Kosova ka humbur kohën, por ende jo durimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Kosovë ka filluar loja e fajit “the blame game”. Nuk ka asnjë rëndësi për SHBA kush e ka fajin në Kosovë. SHBA nuk luan me Kosovën. Ka ardhur koha që Kosova të mos luajë më me veten dhe me fatet e shqiptarëve.
Populli i Kosovës ka filluar ta kuptojë që në Kosovë loja e partive nuk ka brenda asgjë më shumë se luftën për pushtet. Por fati i Kosovës veç dëmtohet nga lufta për pushtet brenda partive politike të Kosovës.

Në Kosovë partitë kanë filluar të kërkojnë justifikime për vonesën e qeverisë dhe mungesën e qeverisjes. Kjo është njëlloj sikurse anëtarët e ekipazhit të një aeroplani t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit për përplasjen që i pret të gjithë! Por aeroportin nga u ngrit aeroplani që quhet Republika e Kosovës e kanë ndërtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo jo! Këtë e dimë fare mirë të gjithë! Çfarë mendojnë zyrtarët e SHBA kur e shikojnë aeroplanin tonë të vogël që rrotullohet rreth aeroportit?!A do të presin ata që ata që duan shkatërrimin tonë të na rrëzojnë?!

Patetizmat partiake nuk do të shpëtojnë askënd. Partitë akuzojnë njëra-tjetrën për vonesën e pafalshme; por në fund vonesa nuk u faturohet partive, por Kosovës.
Kundërshtarët e Kosovës nuk kanë humbur asnjë sekondë kohë. Kosova po sillet sikur ka gjithë kohën e botës, sikur është qendra e botës, sikur takimet mes kryetarëve të saj vendosin fatet e botës. Nuk ka gjë më të gabuar se kjo. Është koha që të hapim sytë. Çdo ditë e humbur sot është një dekadë e humbur në të ardhmen e afërt.

Nuk është koha për demagogji dhe mashtrime, nuk është koha për llogari personale të liderëve. Kosovarët duhet ta kuptojnë se që të shpëtojë Kosova, qytetarët nuk duhet të sillen si dele ndaj pesë vetëve të ulur në karriget e pushtetit, që sillen si ujq ndaj shoqërisë. Nuk shpëton dot Kosova nëse çdo lider do të hajë pjesën e pushtetit të vet. As fati personal i çfarëdo lideri, nuk duhet të na shqetësojë. Fati personal i liderëve partiakë ka marrë peng fatin e Kosovës. Kjo është një situatë dëshpëruese.

Kosovën nuk e shpëton demagogjia, premtimet, gënjeshtrat për një të ardhme të ndritur pa korrupsion. Kosovën nuk do ta shpëtojë dot asnjë shpëtimtar, asnjë ëndërrimtar i shtirur, asnjë emër i përveçëm.
Tashmë vetëm një besëlidhje mbi partitë, mbi interesat partiakë, mbi interesat e liderëve që mendojnë vetëm pushtetin apo fatin e tyre individual mund ta shpëtojë Kosovën.
Nëse krerët e partive do të mendonin vërtetë për Kosovën, ata do ta kishin krijuar qeverinë brenda ditës.

Kosova ngrihet vetëm nëse qytetarët e Kosovës ngrenë institucionet e saj. Një Kosovë pa institucione, por vetëm me dy liderë që grinden si t’i ndajnë 12 ministri nuk është asgjë në sytë e aleatëve perëndimorë. Por një Kosovë e tillë është ajo që duan armiqtë e Kosovës. Dhe ne kemi mbi tre muaj që ua ofrojmë gratis atyre këtë luks.

Koha e atyre që humbën kohën e Kosovës ka kaluar. Kushtetuta e Kosovës e përcakton shumë mirë si ngrihen institucionet. Ata që e sabotuan ngritjen e institucioneve për 3 muaj tashmë kanë një përgjegjësi – të mos bëhen pengesë për zgjidhjet që janë më të mëdha se Kosova.

Gabimin e tyre populli i Kosovës ka filluar ta kuptojë. Por nuk ka pse këtë gabim populli i Kosovës ta paguajë.
Ka edhe një dyshim tjetër, për të cilën duhet të sqarohemi me miqtë tanë në SHBA: mos vallë kohën e Kosovës ata që grinden për të marrë copat e pushtetit e kanë bërë me paramendim?

Kush ka interes që ta ngatërrojë Kosovën në një rrugë pa krye pikërisht në momentin kur do vendoset fati i saj?
Nëse në Kosovë ka individë të interesuar që këtu të ketë krizë politike, të mos ketë institucione të cilat do mbajnë përgjegjësinë e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës, këta politikanë dhe individë duhet të vendosen para përgjegjësisë.

Në Kosovë s’ka ka institucione, por ka liderë partiakë që duan të marrin gjithçka duke mos rrezikuar asgjë.
Duhet të kuptohet se këta liderë  nuk po rrezikojnë vetëm karriget e tyre, por mëvetësinë dhe ekzistencën e Kosovës. Koha nuk po mbaron. Koha moti ka mbaruar.
Është koha që Kosova të përballet me fatin e saj. Kjo mund të bëhet vetëm me institucione që përfaqësojnë GJITHË Kosovën, jo një pjesë të saj, njerëzit që mendojnë se kontrollojnë gjithçka.

Koha për një zgjidhje për Kosovën, përtej partive, ka ardhur. Nuk arrihet shpëtimi pa bashkim. Përtej partive. Përtej ndarjes së ministrive. Përtej pazareve për Presidentin. Për Kosovën.

 


Publikimi i mëparshëm

Erina Çoku: Të dashuruar, disi

Publikimi i radhës

DORUNTINA DHE ZVARRITJA E FORMIMIT TË QEVERISË

Publikimi i radhës

DORUNTINA DHE ZVARRITJA E FORMIMIT TË QEVERISË

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.