• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Në UT filloi edicioni XVI i manifestimit tradicional kulturor “Ura me tri harqe”

Profesoresha e Fakultetit të Arteve, njëkohësisht edhe koordinatore e këtij aktiviteti, Doc. Dr. Jëlldëz Asani u shpreh se dita e sotme është një moment kremtimi që synon të sjellë këtë mozaik të larmishëm të drejtimeve artistike, që përmbushin misionin e saj përmes përvojave studentore, ku njëkohësisht lidh ura komunikimi me tre universitete shqiptare, siç është Universiteti i Tetovës, Universiteti i Arteve i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës.

26/05/2022
| Kosovë, Kulturë, Maqedoni, Shqipëri

Në Universitetin e Tetovës filloi edicioni i XVI i manifestimit kulturor “Ura me tri harqe”. Ky aktivitet tradicional është një projekt i përbashkët që organizohet nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Arteve i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës dhe është një sfidë për studentët e arteve, në dëshmimin e talentit dhe shprehjes së vizionit të tyre mbi artin. Veç kësaj, kjo është edhe një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe ndërveprimin praktik, jo vetëm të studentëve e pedagogëve, por edhe të publikut. Para hapjes solemne të ekspozitës, Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti priti në një takim miqësor Dekanin e Fakultetit të Arteve të Prishtinës, Prof. Dr. Hazir Haziri dhe Prorektorin e Universitetit të Arteve nga Tirana, Prof. Dr. Arijan Paço, të cilëve në shenjë mirënjohje u ndau nga një dhuratë simbolike.

Sipas Dekanit të Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Nafi Jashari, “Ura me tri harqe” për të cilën po flasim nuk është ajo që lidh brigjet, por ajo që lidhet me tri dimensione kohore të historisë shqiptare. Pra, është diçka e paprekshme, që simbolizon unitetin e përvojës historike, të vlerave morale që karakterizojnë epokat e ndryshme, të paraqitura në tre hapësirat tona. “Ura me tri harqe” tashmë ka hyrë në dekadën e saj të dytë, ndaj urojmë që ngjarje të tilla të jenë të suksesshme dhe t’u mundësojnë brezave të rinj të shpalosin problemet e tyre artistike sot dhe të nxjerrin në pah prurjet e reja. Fakulteti i Arteve, si pjesë integrale e Universitetit të Tetovës, paraqet themelin e arsimit të lartë në fushën e artit, gjatë këtyre dekadave të ekzistencës ne kemi ndërtuar një profil të njohur, i cili zë një vend të veçantë në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ne kemi formuar breza të rinjsh të përkushtuar ndaj artit dhe qasjes krijuese në përgjithësi. Ashtu si institucionet e tjera të arsimit të lartë edhe Fakulteti i Arteve në Tetovë po përballet me sfidat e epokës moderne. Të gjitha karakteristikat e kohës në të cilën jetojmë pasqyrohen në veprimtarinë e Fakultetit. Është përgjegjësi e mësimdhënësve të Fakultetit që të ofrojnë kurrikula, përmbajtja e të cilave duhet të jetë në harmoni me nevojat e kohës”, tha Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Nafi Jashari.

Profesoresha e Fakultetit të Arteve, njëkohësisht edhe koordinatore e këtij aktiviteti, Doc. Dr. Jëlldëz Asani u shpreh se dita e sotme është një moment kremtimi që synon të sjellë këtë mozaik të larmishëm të drejtimeve artistike, që përmbushin misionin e saj përmes përvojave studentore, ku njëkohësisht lidh ura komunikimi me tre universitete shqiptare, siç është Universiteti i Tetovës, Universiteti i Arteve i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës. “Manifestimi tradicional, kulturor “Ura me tri harqe” me anë të dinamikës së rotacionit po futet në dekadën e tij të dytë të organizimit dhe është mirëpritur prej vitesh për të krijuar një qasje shumëdimensionale të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive, që lidhen me fushat e artit figurativ, muzikor dhe dramatik, e cila po ashtu inkurajon dialog me universitetet, studentët dhe publikun e gjerë. Njëkohësisht, ky aktivitet krijon lidhjen e ndërsjellë të kulturës kombëtare përmes arritjeve të artistëve të ri të tre qendrave të mëdha mbarëshqiptare. Gjatë pandemisë e pamë se sa e rëndësishme ishte të kishim kontakt fizik dhe sa e rëndësishme ishte t’u kthehemi aktiviteteve artistike. Padyshim që edhe ky aktivitet u mungoi artdashësve, por akoma më shumë këtë e ndjenë studentët e Prishtinës, Tetovës dhe Tiranës. Kjo ekspozitë e sotme, si tërësi dëshmon për pjesëmarrjen e 60 studentëve me më shumë se 80 punime të realizuara në mediume të ndryshme artistike”, nënvizoi profesoresha e Fakultetit të Arteve, Doc. Dr. Jëlldëz Asani.

Këtë ekspozitë e përshëndetën edhe Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Hazir Haziri dhe Prorektori i Universitetit të Arteve i Tiranës, Prof. Dr. Arijan Paço.

            Ky aktivitet do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, ku në orën 10:00 do të ketë një panel diskutimi, me temën: “Mundësia e unifikimit të kurrikulave (planeve dhe programeve) të cilat zbatohen aktualisht në kuadër të fakulteteve tona”, ndërsa në orën 12:00 do të ketë një shfaqje teatrore dhe shfaqje të filmave me metrazh të shkurtër, të organizuara nga studentët e Fakultetit të Artit Dramatik, nga Tirana, Prishtina dhe Tetova.


Publikimi i mëparshëm

Studiuesja e njohur Meliza Krasniqi e botoi librin e ri “kritika dhe Letërsia”

Publikimi i radhës

NDARJA E KISHËS NGA SHTETI

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

NDARJA E KISHËS NGA SHTETI

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.