• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

Kjo konferencë, për drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë nënkupton që vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet mbrojtjes së vlerave, si liria akademike, autonomia universitare dhe liria e shprehjes, në mënyrë që të mbeten mjedise që përcaktohen nga  liria e mendimit dhe e kërkimit.

05/05/2022
| Arsim, Rajon

Në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit në Hungari, më 28 – 29 prill 2022 u mbajt konferenca vjetore e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, me temë: “Vlerat universitare çfarë, pse dhe si”. Në këtë konferencë morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga universitete të ndryshme evropiane, ndërsa Universiteti i Tetovës në këtë konferencë u përfaqësua nga kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, përgjegjësja e Zyrës për menaxhim me cilësinë dhe evalvim, Doc. Dr. Sheruze Osmani, përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe përgjegjësi i Zyrës për Shkencë dhe Inovacione, Prof. Dr. Agon Memeti.

Kjo konferencë, për drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë nënkupton që vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes së vlerave, si liria akademike, autonomia universitare dhe liria e shprehjes, në mënyrë që të mbeten mjedise që përcaktohen nga  liria e mendimit dhe e kërkimit. U konstatua se universitetet duhet të përqafojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore, të nxisin një kulturë të integritetit akademik dhe të angazhohen në partneritete që çojnë përpara objektivat e tyre strategjikë duke respektuar parimet dhe vlerat e tyre. EUA 2022 ofroi një platformë për të diskutuar se cilat vlera formësojnë misionet dhe objektivat strategjikë të universiteteve evropiane dhe se si këto vlera ndihmojnë në udhëheqjen e aktiviteteve të tyre. Nëpërmjet sesioneve plenare dhe aktiviteteve të tjera, duke ofruar dhe njohuri mbi masat që universitetet mund të marrin për të siguruar që vlerat e tyre të kuptohen dhe të jetësohen.

Në qendër të vëmendjes së kësaj konference ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, ku u ofrua një pasqyrë se si pushtimi nga Federata Ruse po ndikon në universitetet e Ukrainës, masat e marra nga autoritetet ukrainase dhe komuniteti evropian i arsimit të lartë, duke u rikonfirmuar edhe një herë mbështetja për studentët dhe kolegët nga Ukraina.

Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 850 universitete. Ky asociacion luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe ndikon në hartimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin. Nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që zëri i pavarur i universiteteve evropiane të dëgjohet dhe respektohet.


Publikimi i mëparshëm

“Një tragjedi amerikane” një rrëfim prekës mbi rininë…

Publikimi i radhës

ILUMINIZMI NË HOLANDË, NË ITALI, NË FRANCË DHE NË GJERMANI

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ILUMINIZMI NË HOLANDË, NË ITALI, NË FRANCË DHE NË GJERMANI

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.