• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Albin Kurti: Rafi Halili – Kushtrimtari i pavdekshëm i Lirisë

Rafi Halili qëndroi kushtrim i përjetshëm lirie, i palodhshëm, i pandalshëm, i pamposhtshëm dhe i patëhuajsuar e i patjetërsueshëm...

03/02/2022
| Kulturë, Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, përmes një telegrami e përshëndeti Akademinë përkujtimore që u mbajt sot në Universitetin e Tetovës, kushtuar Rafi Halilit- Kushtrimtarit të pavdekshëm të Lirisë.

Në telegramin e z. Kurti, thuhej:

Lamtumirë Kushtrimtari i pavdekshëm i Lirisë!

Të dashur bashkëfamiliarë, shokë e miq, bashkëveprimtarë, bashkëvuajtës dhe bashkëluftëtarë, të atdhetarit të rrallë dhe Heroit të gjallë e të pavdekshëm, Rafi Halili, Lajmi për ndarjen nga jeta e të birit, vëllaut, prindit, shokut të idealit, të vuajtjes dhe luftës çlirimtare, Rafi Halilit, ndonëse nuk ishte i papritshëm, na ka goditur thellë, siç i ka tronditur edhe të gjithë ata që e kanë njohur apo kanë lexuar e dëgjuar për veprën kolosale të tij, zor të krahasueshme atdhetare, çlirimtare, emancipuese e progresiste…

Rafi Halili, dhe plejada e tij e lavdishme, ishin sytha dhe filiza të brezit atdhetarë e prijtarë të Mehmet Gegë Murtezanit dhe veprimtarëve të shumtë, para dhe pas tij. Të rebeluar dhe të arrestuar qysh si gjimnazist, Rafiu me shokë, shfaqen si lajmëtarë dhe prijetarë të gufimit të Nëntorit Pranveror ‘68, duke u shndërruar shumë shpejt në protagonistë të Lëvizjes që lëvizi historinë dhe, në këtë vazhdë, duke u kthyer në katalizator përbashkues të Brezave pararendës me brezin e ri pasues, Pranverës shqiptare ‘81 dhe vazhdimësinë e saj deri në luftën e ushtrive tona çlirimtare.

As tri burgjet e njëpasnjëshme, as mundimet dhe torturat mizore, as kërcënimet dhe shantazhet dheas joshjet dhe ofertat nuk e mposhten Rafiun. Përkundrazi, bashkë me Rexhep Malën e Isa Kastatin me shokë të tjerë, ata e kthyen edhe burgun në farkë atdhetarie, arenë përbashkimi, qëndresë lufte e veprimtarie atdhetare brenda dhe jashtë burgjeve… Emri i organizatës se themeluar, me të dalë nga burgu i dytë, nga Rafiu me shokë, “Kushtrimi i Lirisë” shpërfaq më së miri vizionin dhe synimet e Rafiut dhe brezit të tij kryengritës. Rafi Halili ishte kushtrimi i ardhmërisë atdhetare e çlirimtare, në Tetovë e rrethinë, në njërën nga viset më të shtypura e më të persekutuara të trojeve shqiptare… Rafi Halili qëndroi kushtrim i përjetshëm lirie, i palodhshëm, i pandalshëm, i pamposhtshëm dhe i patëhuajsuar e i patjetërsueshëm…

Dhuna dhe terrori shovinist, gjatë viteve tetëdhjetë jo vetëm që nuk e ndali Rafiun me shokë, por e forcoi dhe e mobilizoi edhe më shumë. Burgjet, dhuna dhe terrori policor e ushtark mbi të dhe mbi familjen e tij të shumëvuajtur dhe, së fundi, as martirizimi i tij dhe i gjithë familjes së tij heroike, nuk e thyen shpirtin liberator dhe luftarak të Rafiut. Qëndresa e Rafiut dhe familjes së tij është qëndresë dhe heroizëm i rrallëndodhshëm; një militant lirie dhe një familje e ngushtë me një revolver të vetëm, qëndrojnë ballë për ballë me një polici speciale, të armatosur deri në dhëmbë…

Një qëndresë heroike, e tipit të qëndresës së Oso Kukës, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Gafurr Lokut me familje, epopesë së Jasharajve të Prekazit, të Sllupçanit dhe sa e sa familjeve heroike anekënd hapësirës shqiptare, të frymëzuara edhe nga jehona e Kushtrimit të Lirisë të Rafi Halilit.

Edhe pas burgut të tretë, ndonëse i dërrmuar dhe me shëndet të rrënuar, shpirti, fryma dhe idealet e Rafiut ishin prore të pandryshueshme e të padiskutueshme: liria kombëtare, identiteti shqiptar, drejtësia shoqërore, substanca demografike dhe pastërtia morale qeverisëse dhe qytetare…

Si i tillë do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë heroi i gjallë, Rafi Halili…

Në themel të të arriturave të deritashme dhe në ato që do të vijnë në të ardhmen, rrezaton dhe do të inspirojë përjetë modeli i përkushtimit dhe vetëmohimit jetësor dhe të gjithanshëm i Rafi Halilit dhe korifejve si ai…

Brezat i kanë borxh të madh Rafiut dhe liberatorëve si ai.

E lajmë këtë borxh më së miri, duke jetësuar amanetet dhe idealet e tij e të brezit të tij.

Lavdi e përjetshme Rafi Halilit, veprës dhe heroizmit të Tij!

 


Publikimi i mëparshëm

VIKTOR HYGO

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore për Rafi Halilin – simbolin emblematik të kauzës sonë kombëtare

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore për Rafi Halilin - simbolin emblematik të kauzës sonë kombëtare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.