• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Kush nuk lexon në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë

I lindur në Alessandria më 5 janar 1932, Umberto Eco zhvilloi një pasion të madh për filozofinë dhe kulturën mesjetare, të cilën nuk do ta braktiste më kurrë, gjatë viteve të universitetit në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Torino. Kësaj do t’i shtohet edhe një vëmendje e veçantë ndaj kulturës masive. Ai vetë do të deklaronte, me rastin e një interviste në wikinews.org, se është një “përdorues kompulsiv”, i përkushtuar ndaj botës open source.

08/01/2022
| Bota, Kulturë

Të flasësh për të dhe tërësinë e tij është e vështirë, ndoshta pothuajse e pamundur. Por ne mund ta kujtojmë atë përmes fjalëve, mendimeve dhe shkrimeve të tij. Nëpërmjet mësimeve të çmuara.

Filozof, shkrimtar, gazetar, semiolog dhe eseist, e pastaj sërish opinionist, humorist, profesor universiteti dhe bibliofil. Umberto Eco ka qenë shumë gjëra në jetën e tij dhe do të ishte e pamundur t’i rendisje të gjitha, sepse ai profesionalisht ka arritur të përmbushë shumë role, duke mos lejuar asnjëherë që të përkufizohet individualisht prej tyre. Është e vështirë të rrëfesh njeriun në tërësi, por ne mund ta kujtojmë atë për gjithçka që na mësoi dhe për gjithçka që na la. Ai që ishte dhe do të jetë gjithmonë mësues i jetës.

Umberto Eco, biografia e një mjeshtri

Pasionet e tij më të mëdha, ato që e udhëhoqën dhe e lidhën me njohjen e mbarë njerëzimit, janë ndarë me të gjithë ne përmes kryeveprave dhe një aktiviteti të zjarrtë kulturor që nuk ka të ndalur, ndër të cilat bestselleri “Emri i trëndafilit”, botuar në vitin 1980.

I lindur në Alessandria më 5 janar 1932, Umberto Eco zhvilloi një pasion të madh për filozofinë dhe kulturën mesjetare, të cilën nuk do ta braktiste më kurrë, gjatë viteve të universitetit në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Torino. Kësaj do t’i shtohet edhe një vëmendje e veçantë ndaj kulturës masive. Ai vetë do të deklaronte, me rastin e një interviste në wikinews.org, se është një “përdorues kompulsiv”, i përkushtuar ndaj botës open source.

Pikërisht gjatë këtyre viteve, duke studiuar Tomas Akuinin, mbi të cilin do të shkruante tezën e tij, ai do të braktiste përgjithmonë besimin: “Edhe pse jam ende i dashuruar me atë botë, kam pushuar së besuari në Zot gjatë të 20-ave, pas studimeve universitetare mbi Thomas Aquinas. Mund të them se ai më shëroi mrekullisht nga besimi im”.

Vitet 1960 shënuan fillimin e karrierës së tij universitare. Filozofi jepte mësim në Torino, Milano, Firence dhe Bolonja dhe ishte një nga themeluesit e DAMS. Njëkohësisht punoi si eseist dhe gazetar duke bashkëpunuar me gazetat më të rëndësishme italiane. Megjithatë, në vitet 1980, ai iu afrua letërsisë artistike dhe fitoi çmimin Strega me botimin e tij të parë, “Emri i trëndafilit”, një best seller ndërkombëtar i përkthyer në 47 gjuhë.

Umberto Eco, mendimet e tij

Një nxënës i filozofit piemontez Luigi Pareyson, Umberto Eco zhvillon një mendim mbi realitetin bazuar në marrëdhëniet midis subjektit dhe objektit: e vërteta nuk mund të jetë kurrë e njëjtë, sepse ajo ndërtohet sipas një procesi interpretues subjektiv.

Mendimi i Ecos sot jehon në të gjitha mësimet e tij, në librat e tij dhe në atë monografi “Filozofia e Umberto Eco-s”, e cila është një homazh i vërtetë monumental për vetë ekzistencën e tij.

“Unë kam lindur në Alessandria, në veriperëndim të gadishullit italian. Nga karakteri i bashkëqytetarëve të mi kam mësuar virtytin e skepticizmit, që nënkupton një sens humori të vazhdueshëm, për të vënë në pikëpyetje edhe gjërat në të cilat njeriu beson sinqerisht. Ndoshta kjo shpjegon shumë raste në të cilat unë kam tallur, apo edhe parodizuar, tekste për të cilat kisha shkruar me bindje të madhe. Të mos e marrësh kurrë veten shumë seriozisht, më është dukur gjithmonë qëndrimi i duhur filozofik”, thoshte ai.

Veprat e tij fshehin, debatet filozofike në të cilat ai vetë mori pjesë, si ekzistenca e Zotit, natyra, universi dhe boshllëku. Ai i përdorte romanet për të treguar histori që kanë ndodhur me të vërtetë ose për t’u përpjekur të shpjegonte legjendat dhe misteret që rrotullohen rreth figurave dhe situatave veçanërisht emblematike. Flet për Kalorësit Templarë, për shembull, dhe Graalin e Shenjtë tek “Lavjerrësi i Foucault”. “Varrezat e Pragës”, nga ana tjetër, është një roman monumental dhe cinik i përqendruar në teoritë e konspiracionit, në lidhje me historinë e popullit hebre.

Umberto Eco u nda nga jeta më 19 shkurt 2016, por prania e tij është mbizotëruese në gjithçka që na la. Në gjithçka që na mësoi. Megjithatë, shumë gjëra mungojnë prej tij. Ashtu si shpirti i tij kritik, ironia, qartësia, kuptimi i së tashmes. Dhe mbi të gjitha aftësia për të qenë gjithmonë një hap përpara.

“Është e bukur diçka që, po të ishte e jona do të na bënte të lumtur, por që mbetet e bukur edhe nëse i përket dikujt tjetër”, thoshte Eco.

Umberto Eco, mësimet e jetës

Të tregosh të gjitha mësimet e Umberto Ekos është e pamundur, sepse e gjithë jeta e tij bazohet në eksplorimin e njohurive dhe transmetimin e tyre. Megjithatë duam të përmbledhim disa prej tyre, ato që përmes fjalëve, shkronjave dhe rubrikave janë shndërruar në një mësim jete.

Si ajo që filozofi i kushtoi nipit të tij, përmes një reflektimi mbi teknologjinë dhe një këshille më aktuale se kurrë, ajo e të qenit vigjilent “nga një sëmundje që ka prekur brezin tuaj dhe madje edhe atë të fëmijëve më të mëdhenj se ti: humbja e kujtesës”. Kështu Umberto Eco, fton të gjithë të rinjtë e sotëm të studiojnë përmendësh, sepse nëse është e vërtetë që interneti nuk mund të zëvendësojë dijet, kompjuteri nuk mund të marrë rolin e trurit.

Dhe pastaj përsëri ai mësim mbi historinë, i konsideruar si mësim i jetës, që u zhvillua përmes fjalëve të filozofit, të shqiptuara me rastin e fjalimit në OKB kundër humbjes së kujtesës: “Problemi është se asnjë qytetërim (në kuptimin antropologjik të fjalës, i kuptuar si një sistem idesh shkencore dhe artistike, mitesh, fesh, vlerash dhe zakonesh të përditshme), nuk mund të ekzistojë dhe të mbijetojë pa një kujtesë kolektive”.

Dhe në fund, ai mësim jete që duket thuajse një deklaratë dashurie ndaj njohjes së njerëzimit, fshehur në faqet e kryeveprës së tij, “Pse librat zgjasin jetën”. “Libri është një sigurim jete, një parapritje e vogël e pavdekësisë. Në retrospektivë (mjerisht), dhe jo në perspektivë. Por nuk mund të kesh gjithçka”, shkruan filozofi duke vënë theksin tek rëndësia e leximit jo vetëm për të pasuruar sfondin dhe gjuhën kulturore, por për të marrë një ndërgjegjësim të ri mbi veten dhe mbi realitetin. Dhe të jetojmë gjithë jetën që duam.

“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë: të vetën. Lexuesi do të ketë jetuar 5000 vjet: që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Lucian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një pavdekësi”.Bota.al

 


Publikimi i mëparshëm

Mënyrat natyrale që mund ta përmirësojnë kujtesën tuaj

Publikimi i radhës

ALEKSANDAR SOLLZHENICIN – “ARKIPELAGU GULAG”

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ALEKSANDAR SOLLZHENICIN - “ARKIPELAGU GULAG”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.