• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

DIALOG PËR DASHUNINË DHE DREQIN NË BARK

Poezi, poezi e mendjes së hapur, e zemres së emancipuar dhe e kërkimeve të ndergjegjshme krijuese.

15/12/2021
| Kulturë, Rajon

Mirela PAPUÇIU: Sa mbushem prej asaj që del nga dora, zemra e mendja jote, Mjeshtër!
Aq sa mendoj që, po të kishte një pyetje se prej ç’ lënde është i përbërë Zija Çela, përgjigjja do te qe: “Prej letërsie.”
Edhe elementet reale të jetës tënde duket sikur i janë dorëzuar konvertimit të plotë. Ndaj, edhe pse njerëzor, ka diçka krejt të pakapshme tek ti… Është ajo, aureola.
PERGJIGJE: Nuk mundem, sado me drojë ndaj lexuesit, nuk mundem pa i thënë dy fjalë, Mirela.
Çfarë poezie më ke blatuar!… Këtu nuk ka as strofa me rima, as vargje të lira, por ka frymë arti. Ka liri excelente në marredhenien letrare mes brezash. Poezi, poezi e mendjes së hapur, e zemres së emancipuar dhe e kërkimeve të ndergjegjshme krijuese.
E kur vjen? Po rihyjmë në kohën pandemike të mutacioneve, në stinën kur dita ngjan shpesh si natë, vetë nata behet e gjatë, andaj të vjen të thuash: Kush gjen letersinë, ndoshta zëvendëson farmacinë.
Të deshiroj mbarësi, mbarësi e krijimtari, e dashtuna Poete. Si zakonisht, patjetër të perqafoj për sot e për neser. Por kësaj here edhe me një urim. Uroj që njerezit e Letrave, tëmthi i të cilëve vlon nga acidet përvëluese, si gjatë ditës me dritë, ashtu dhe gjatë ëndrrave në gjumë, të urrehen më pak dhe të duhen më shumë. Motive egoiste janë ato që bëhen shkak për të jetuar me dreqin në bark.
Sa për atë që më blaton, atë “krejt të pakapshmen”… Oh, sa mirë, sa mirë që nuk e ke çuar deri në fund! Sepse i plotë ky kuptim ndoshta vetëm mund të jetohet, i formuluar teorikisht nuk gjendet askund.
Tashti vjen “aureola”, të cilën, ta dish, e bëj zap menjëherë. Aureolë nuk ka, nuk ka aureolë, për vdekatarët ka vetëm sublimim njerëzor.

Publikimi i mëparshëm

Ndue Ukaj: Pjetër Bogdani, prijës shpirtëror, shkrimtar dhe strateg politik

Publikimi i radhës

Askush në shtypin amerikan nuk e kujtoi Faikun më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson

Publikimi i radhës

Askush në shtypin amerikan nuk e kujtoi Faikun më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.