• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Drejtori i Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut nga SHBA David L. Phillips e vizitoi Universitetin e Tetovës

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve që palët përfaqësojnë, gjegjësisht midis Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut dhe Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor.

05/10/2021
| Arsim, Maqedoni

David L. Phillips, drejtori i Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Kolumbia në SHBA, e vizitoi Universitetin e Tetovës dhe u prit nga udhëheqësja e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në kuadër të UT-së, Mr. Sc. Donika Kamberi.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve që palët përfaqësojnë, gjegjësisht midis Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut dhe Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor. Në vazhdën e bisedës ata diskutuan rreth modaliteteve të bashkëpunimit në sferën e zgjedhjes së konflikteve dhe dialogut, bashkëpunim i cili pritet të materializohet së shpejti.

Sipas udhëheqëses së Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, “Vizita e Phillips është e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh kontributin e tij në çështjen shqiptare për më tepër se tri dekada. Ai gjithmonë do të ngelet adresa ku do t’i gjejmë faktet, rrëfimet dhe historitë e popullit tonë të para nga syri i një intelektuali që me pasion të pashterur angazhohet për shqiptarët. Prezenca e tij na përkujton lidhjen e fortë dhe orientimin e palëkundur që kemi me aleatët tanë historikë SHBA-të. Jam e lumtur për këtë miqësi”, theksoi Mr. Sc. Donika Kamberi.

Si një nga laureatët e këtij Universiteti, David L. Phillips i vlerësoi lart të arriturat e Universitetit të Tetovës dhe  ngeli i impresionuar me rezultatet e arritura. Përpos fjalëve pozitive kjo vizitë u përmbyll me disa fotografi te lapidari “Flakadani i Kujtesës” dhe shtatorja e Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani.


Publikimi i mëparshëm

SERBIA – TURPI I EVROPËS SË SHEKULLIT XXI

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Burdurit e organizuan Kongresin V Shkencor

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Burdurit e organizuan Kongresin V Shkencor

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.