• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Të lexuarit shqip nga “libraria virtuale”

Gjatë një interviste të kohëve të fundit në Zoom, Potash foli për rritjen e kërkesës të librit digjital.

13/09/2021
| Bota, Kulturë

“Librat elektronikë dhe libra audio, pra me ‘përmbajtje digjitale’”, duket se po çojnë në rënien e shitjes së librit fizik.

Ky është fakti befasues që sjell revista “The New Yorker”.

Steve Potash, presidenti i “OverDrive”, shpërndarësi digjital i eBooks dhe audiobooks, e kaloi javën e dytë të marsit 2020, në një udhëtim pune në New York.

Aty, ai shpërndau libra elektronikë dhe libra audio. Gjithashtu, Potash u takua me dy klientë, të cilët menaxhonin Bibliotekën Publike të New York-ut dhe Houghton Mifflin Harcourt.

Në atë kohë, Potash kishte dëgjuar “histori tronditëse” nga kolegët në Kinë, për lagjet që u mbyllën për shkak të coronavirus-it.

I bindur se biznesi i tij mund të pësonte ndryshime të mëdha, më 13 mars, deklaroi: “Gjëja më e përgjegjshme për të bërë tani, është t’u shërbejmë klientëve tanë. Duhet të ndihmojmë në minimizimin e përhapjes së COVID-19”.

Kështu ai, do të sillte një qasje të librit, atë “elektronike” për lexuesin.

Kalimi i papritur te libri elektronik kishte vështirësi të mëdha praktike dhe financiare, jo vetëm për “OverDrive”, por edhe për bibliotekat në të gjithë vendin.

Gjatë 2020-s, të ardhurat e Bibliotekës Publike të Denver-it nga libri digjital shkuan deri në 2.3 milionë.

Në ditët e para të izolimit gjatë pandemisë, kompania përjetoi një rritje në shkarkimet e librave online, duke i dhënë kështu mundësinë lexuesit të “kursente” kohën e pritjes për të blerë librin fizik.

Deri në fund të marsit, 74% e bibliotekave amerikane raportuan se kishin zgjeruar ofertat e tyre digjitale, në përgjigje të mbylljes si pasojë e Coronavirus-it.

Gjatë një interviste të kohëve të fundit në Zoom, Potash foli për rritjen e kërkesës të librit digjital.

“Tanimë”, tha ai, “të lexuarit online nuk është thjesht një zgjidhje, por mundësia jonë e vetme”.

Kompania e tij raportoi një numër të jashtëzakonshëm prej 430 milionë libra të shitur, një e treta më shumë se viti 2019.

Libri digjital në Shqipëri

Libraritë, të cilat u kontaktuan nga Albanian Post, konfirmuan se shitja e librit fizik ka rënë. Arsyet, sipas tyre, lidhen kryesisht me rritjen e lexuesit digjital. Të tjerë përmendën edhe taksën e librit, të cilën e konsideruan të lartë.

Shqipëria vijon të jetë i vetmi vend në Europë, ku libri taksohet si të gjitha mallrat e tjera.

Me gjithë debatet e vazhdueshme që ka pasur nga botuesit e librarët, taksa prej 20% vazhdon të jetë prej vitit 2006 – një tatim që, sipas tyre, është dhe kundër logjikës së TVSH-së.

Kjo taksë është futur tashmë dhe për librin elektronik, një përpjekje e re kjo për të përfshirë shqipen mes gjuhëve të librave që janë në Amazon.

Të lexuarit shqip nga “libraria virtuale”

Në Shqipëri është krijuar platforma e librarisë virtuale, Audiobooks.al, nga Sigal Uniqa Group Austria.

Ky projekt sjell në versionin audio, librat më të mirë të autorëve shqiptarë, por dhe të huaj të përkthyer në shqip, dhe është falas për të gjithë shqiptarët në çdo cep të botës. Aty ofrohen 129 autorë shqiptarë dhe të huaj.

Përmes kësaj platforme, krijuesit synojnë që të nxisin edukimin e qytetarëve shqiptarë dhe shqipfolës, brenda dhe jashtë kufijve, për të kontribuar në kultivimin e dijes tek të rinjtë që i përkasin botës digjitale.

Në një komunikim me Etleva Farruku, nga zyra e marketingut e Sigal Uniqa Group Austria, mësuam se Audiobooks.al deri më tani numëron mbi 50 mijë përdorues nga Shqipëria dhe nga bota, dhe pasurohet çdo ditë me libra, autorë të rinj për të rritur dhe fëmijë.

“Audiobooks.al është një librari audio falas për të gjithë shqiptarët anembanë globit dhe është i aksesueshëm 24 çdo ditë të javës.

Deri më tani janë mbi 170 tituj librash, në këtë platformë, përfshirë edhe përralla për fëmijë dhe mbi 20 mijë dëgjues të përditshëm dhe të aktivë”, raportoi ajo.

Një shifër kjo e konsiderueshme brenda raportit nga statistikat kulturore të 2018-ës nga INSTAT, ku më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk kishte lexuar asnjë libër brenda vitit. Albanianpost.com

 


Publikimi i mëparshëm

Fjalorthi arbëresh i shqipes së vjetër

Publikimi i radhës

14 – 17 shtator 2021 | Në UT  do të zhvillohet  afati i dytë i regjistrimit të studentëve

Publikimi i radhës

14 - 17 shtator 2021 | Në UT  do të zhvillohet  afati i dytë i regjistrimit të studentëve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.