• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Puna nga shtëpia – simbol i ri statusi?

Si dhe ku punohet nga shtëpia? Si e perceptojnë punëmarrësit punën në shtëpi? Sa produktive është puna nga shtëpia dhe çfarë është vendimtare për suksesin e saj? Në tre raunde sondazhesh në qershor, gusht dhe tetor iu përgjigjën pyetjeve rreth 952 të punësuar. Sipas Universitetit të Darmstadtit të përzgjedhurit përfaqësojnë në formë të përgjithshme të punësuarit në zyra në Gjermani.

14/06/2021
| Bota, Spektër
Henrik Bohme

Henrik Bohme


Jeta e punës do të jetë ndryshe edhe pas Coronës. Sidomos sipërmarrjet e mëdha do të jenë të gatshme të fusin procese pune më fleksibël, si për shembull SAP. Gjigandi i software-ve do t’ua lerë tërësisht në dorë të punëmarrësve në të ardhmen, nëse ata duan të punojnë nga shtëpia, në ambiente të tjera apo në zyrë. “Ne duam t’ua lemën vendimin punonjësve tanë”, thotë një nga kryemenaxheret e koncernit për agjencinë Reuters, Julia White. Kurse më 1 qershor, koncerni Walldorf, dërgoi një mail të posaçëm për 100.000 punonjësit e tij dhe premtoi “si normë jo si përjashtim një vend pune 100% fleksibël dhe të bazuar në mirëbesim”.

Kjo mënyrë e re e qëndrimit ndaj punës krijon një avantazh edhe për të tërhequr talentet e reja, thekson anëtarja e bordit të SAP, Julia White, e cila në mars kaloi në SAP dhe procesin e intervistimit dhe aplikimit e zhvilloi të gjithin online. “Nuk kam takuar asnjë person”, thotë amerikania. “Si nënë që e rris fëmijën vetëm, e di se sa e rëndësishme është që të mund të punosh me fleksibilitet.”

Megjithatë edhe në sipërmarrjet e teknologjisë digjitale jo të gjithë punonjësit duan të heqin dorë nga zyra. Sepse vendimtare për një punë të suksesshme në kushte shtëpie është ambienti i banimit, jo edhe aq lloji i punës. Ky është rezultati i një sondazhi të gjerë të zhvilluar nga Universiteti Teknik i Darmstadt-it, TU për shanset dhe rreziqet e punës nga shtëpia. Sepse aty ku ka fitues ka edhe humbës. Rezultatet e studimeve të Darmastadtit e kalojnë këtë, ato paralajmërojnë, që futja në mënyrë të gjerë e punës nga shtëpia, ka potencialin të përçajë shoqërinë.

Ajo që para pandemisë ishte një privilegj i një pakice mes të punësuarve në Gjermani, është kthyer në kohët e kufizimeve të vazhdueshme në fenomen masiv. Por jo të gjithë bëhen të lumtur nga puna në shtëpi. Në apartamente banimi të vegjël, gjetja e ekuilibrit mes punës digjitale, kujdesit për fëmijët apo detyrave të shtëpisë për fëmijët më të rritur mund të kthehet në stres të vazhdueshëm. Nëse dikush nuk ka as edhe një dhomë të posaçme pune, dhe kthen kuzhinën, dhomën e gjumit apo të ditës në zyrë pune, e rrit nivelin e stresit.

Si dhe ku punohet nga shtëpia? Si e perceptojnë punëmarrësit punën në shtëpi? Sa produktive është puna nga shtëpia dhe çfarë është vendimtare për suksesin e saj? Në tre raunde sondazhesh në qershor, gusht dhe tetor iu përgjigjën pyetjeve rreth 952 të punësuar. Sipas Universitetit të Darmstadtit të përzgjedhurit përfaqësojnë në formë të përgjithshme të punësuarit në zyra në Gjermani.

Rezultatet e studimit nxjerrin një pamje të diferencuar. Ato tregojnë: Realiteti i punës në shtëpi dhe perceptimi i saj në shoqëri dallojnë nga njëri-tjetri. Që para pandemisë punonin më shumë njerëz nga shtëpia, se sa mendohej. Dhe tjetra: Puna mendore në masë të madhe mund të bëhet më shumë nga shtëpia. Më shumë se një e treta e të punësuarve po ashtu thanë, se janë më pak produktiv se sa kur punojnë në zyra. Sa më shumë përvojë mblodhën të pyeturit për këtë gjatë vitit 2020 aq më e qartë u bë ky konkluzion.

“Si banojnë njerëzit të thotë shumë për atë nëse mund të punojnë me sukses nga shtëpia apo jo”, thotë Andreas Pfnür, drejtues i sektorit të Studimeve të Ekonomisë së Imobilieve dhe Ndërtimit në Universitetin e Darmstadtit. “Situata e banimit është më domethënëse, se lloji i punës apo numri i fëmijëve.”  Nuk e prisnim këtë, thotë Pfnür. Sa më të kënaqur ishin punëmarrësit me situatën dhe kushtet e shtëpisë aq më të kënaqur e produktivë ishin ata në punë. Sipas studimit, jo vetëm ata që kanë apartamente të mëdha apo dhoma pune janë më të kënaqur me punën në shtëpi. Edhe të punësuarit me rroga të larta dhe përvojë të gjatë pune punojnë me dëshirë nga shtëpia.

Më shumë ankohen ata që janë beqarë apo punonjës të rinj që kanë apartamente më të vogla. Ata flasin për izolim, dhe se u mungon shkëmbimi me kolegët në zyra. “Ndërveprimi i drejtpërdrejtë sociale me kolegët mundësia për të mësuar nga më të moshuarit, dhe shanset e karrierës janë më pak prezente nga puna në shtëpi”, thotë Pfnür. Për më të rinjtë mungon një pjesë e identifikimit me punën.

Studimi tregon, se puna e zyrës jo në çdo rast mund të transferohet në shtëpi dhe se zyrat ende do të ekzistojnë. Studiuesit arritën në përfundimin, se për punë nga shtëpia duhet të krijohen kushtet e caktuara – si për shembull pajisja e duhur për punën në shtëpi. “Pa një proces ndryshimi aktiv atëherë të dhënat empirike të studimit do të kenë edhe më shumë efekt”, thotë eksperti Pfnür. Sipas tij, puna nga shtëpia do të ketë pasoja sociale, nëse nuk kundërveprojnë punëdhënësit dhe shteti.

“Puna nga shtëpia hap rrugën e një shoqërie me dy klasa për të punësuarit në zyra”, paralajmëron Pfnür. Nga njëra anë të punësuarit me punë interesante, që jetojnë mirë në apartamente komode, nga ana tjetër personat në situatë më të vështirë banimi që vuajnë në shtëpi dhe janë më pak të suksesshëm. “Puna nga shtëpia është kështu në rrugën e kthimit në një simbol statusi për ata që janë fitues të botës së re të punës”. Liberale.al

 

 


Publikimi i mëparshëm

Në Tetovë u mbajt Edicioni VIII i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

Publikimi i radhës

Në UT u promovua libri “Arsimi në demokracinë e brishtë” i autorit Prof. Dr. Bardhyl Musai

Publikimi i radhës

Në UT u promovua libri “Arsimi në demokracinë e brishtë” i autorit Prof. Dr. Bardhyl Musai

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.