• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) vazhdon me trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i njoftoi pjesëmarrësit se programi i trajnimit do të zgjasë tre muaj. Për shkak të pandemisë ata janë ndarë në gjashtë grupe nga dhjetë veta. Ai shtoi se për këtë qëllim janë “zgjedhur profesorë eminentë të fushës së gjuhësisë dhe të terminologjisë përkatëse administrative nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Çdo institucion ka dërguar përfaqësues të vet dhe trajnimet do të mbahen aq sa do të ketë nevojë”.

06/05/2021
| Aktuale, Maqedoni

Pas ndërprerjes njëmujore për shkak të masave kundër pandemisë, sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës vazhdoi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të sektorit publik, punën e të cilëve e përshëndetën kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ambasadori i OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Klemens Koja dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Tahir Hani.
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i njoftoi pjesëmarrësit se programi i trajnimit do të zgjasë tre muaj. Për shkak të pandemisë ata janë ndarë në gjashtë grupe nga dhjetë veta. Ai shtoi se për këtë qëllim janë “zgjedhur profesorë eminentë të fushës së gjuhësisë dhe të terminologjisë përkatëse administrative nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Çdo institucion ka dërguar përfaqësues të vet dhe trajnimet do të mbahen aq sa do të ketë nevojë”.
Duke i përshëndetur pjesëmarrësit e grupit të tretë të trajnimit, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, tha se prej çastit kur u themelua Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, e ka arsyetuar ekzistimin e vet dhe vazhdon edhe më tej me një vrull për admirim, të zbatojë aktivitetet e duhura për të respektuar dispozitat ligjore dhe detyrimet kushtetuese të të gjitha palëve. Kryetari Xhaferi përshëndeti ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja, i cili, sipas tij, me përkushtim dhe përzemërsi e mbështet punën e agjencisë, por edhe atë të të gjitha institucioneve të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Gjuha është materie e gjallë, vazhdimisht nën ndikim të rrjedhave, ndikimeve të ndryshme dhe andaj duhet të përshtatet, të modernizohet por, jo edhe të teprohet sepse, asgjë nuk mund të krahasohet dhe të tingëllojë më bukur se gjuha e pastër, standarde por përsëri, burimore.”, vuri në dukje midis tjerash Talat Xhaferi, duke i përshëndetur dhe duke u uruar punë të mbarë pjesëmarrësve.
Nëpërmjet platformës “Zoom”, ambasadori i OSBE-së, Klemens Koja e përshëndeti nismën e AZGJ-së për trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik. Ai tha: “Ne në Misionin e OSBE-së në Shkup besojmë se ruajtja e të drejtave individuale dhe të bashkësisë, respektimi i dallimeve, promovimi i larmisë etnike, kulturore e gjuhësore, si dhe nxitja e bashkëveprimit ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë, janë jetike për një shoqëri të pasur, gjithëpërfshirëse për të gjithë”.
Ambasadori Koja shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë e bashkëpunimit me AZGJ-në, që nga themelimi i saj, duke shtuar se ky mision: “mbetet i përkushtuar në mbështetjen e të gjitha tentimeve për të konsoliduar sistematikisht një shoqëri gjithëpërfshirëse. Këtë e bëjmë në partneritet me të gjithë autoritetet, siç është Agjencia e Zbatimit të Gjuhës”.
Në emër të Qeverisë së RMV-së foli zëvendëssekretari i përgjithshëm, Tahir Hani, i cili në fillim citoi një mendimtar që ka thënë se çështja e gjuhës është tepër serioze që t’u lihet vetëm gjuhëtarëve, që do të thotë se edhe bartësit e funksioneve duhet të angazhohen për krijimin e terminologjisë dhe të standardeve të qëndrueshme.
“Përkthimi, lekturimi, por edhe korrektura, janë procese të lidhura ngushtë dhe plotësojnë njëra tjetrën”, tha ai, duke shtuar se Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RVM-së ka përkrahur dhe do të vijojë të mbështesë Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në përgatitjen e kuadrit profesional. Hani shprehu besimin e tij se trajnimet do të kontribuojnë në avancimin e standardeve për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe. Ai, po ashtu, tha se sot situata në këtë drejtim ka avancuar, edhe pse akoma ka institucione të cilat nuk kanë siguruar numër të mjaftueshëm të përkthyesve, por dhe institucione që hasin në vështirësi kur është në pyetje terminologjia gjuhësore.

Publikimi i mëparshëm

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Publikimi i radhës

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës –Mbretëreshës së Këngës Shqipe

Publikimi i radhës

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës –Mbretëreshës së Këngës Shqipe

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.