• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Akademia e Shkencave promovoi dy botimet e reja: “Fjalor i gjuhës shqipe” dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” i Aleksandër Xhuvanit

Veprimtaria u përshëndet nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi. Kryetari përgëzoi autorët e fjalorit më të ri të gjuhës shqipe akademikun Jani Thomai në radhë të parë, profesorët Valter Memisha e Miço Samara, si dhe gjithë skuadrën e tyre shkencore, që përbëhet prej leksikografëve më të njohur të vendit tonë.

22/04/2021
| Kulturë, Shqipëri

Më 20 prill 2021 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bë paraqitja zyrtare e dy veprave të botuara nga Akademia: “Fjalor i gjuhës shqipe” (i hartuar nga leksikografët Jani Thomai, Dhimtër (Miço) Samara, Hajri Shehu, Pavli Haxhillazi, Thanas Feka, Valter Memisha) dhe “Fjalor i gjuhës shqipe” i Aleksandër Xhuvanit.
Veprimtaria u përshëndet nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi.
Kryetari përgëzoi autorët e fjalorit më të ri të gjuhës shqipe akademikun Jani Thomai në radhë të parë, profesorët Valter Memisha e Miço Samara, si dhe gjithë skuadrën e tyre shkencore, që përbëhet prej leksikografëve më të njohur të vendit tonë.
“Ky fjalor, për të cilin është punuar më shumë se dhjetë vjet, mbështetur në një traditë shumë të vlefshme që kanë fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, është një arritje e veçantë e botimeve tona akademike. Është i pari fjalor që është përgatitur duke pasur si pritës të parë shkollat, nxënësit dhe mësuesit, programet shkollore, duke plotësuar një nevojë parësore të tyre, në kushtet kur gjuha shqipe po zhvillohet si një gjuhë e hapur e ndërkomunikim intensiv me gjuhë të tjera.”, tha akad. Skënder Gjinushi.
Për “Fjalorin” e Aleksandër Xhuvanit që u përgatit nën kujdesin e prof. Memishës dhe me bashkëpunimin e punonjësve të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, akad. Gjinushi tha se “Ky fjalor, pjesa më e madhe e të cilit ruhej në dorëshkrim, ka pritur gjatë, deri sa u bë e mundur të botohej. Është një vepër me rëndësi jo vetëm për të plotësuar personalitetin e gjuhëtarit të paharruar Aleksandër Xhuvani, por edhe për të pasuruar shqipen në pikëpamjen leksikore me një lëndë që vetëm një njeriu që e kishte lidhur jetën me gjuhën mund t’i binte në sy. Prandaj urime prof. Memishës dhe përgatitëses së botimit Engjëllushe Karaj.”
Akad. Skënder Gjinushi theksoi se megjithëse numri i leksikografëve shqiptarë, për shkak të disa reformave të projektuara gabim, ka ardhur duke u kufizuar, rezultatet e punës së tyre këto vite kanë dalë më në pah. Kjo edhe për shkak të përparësisë që u ka dhënë fjalorëve Akademia e Shkencave në politikën e vet botuese”
“Synimi ynë është që përmes fjalorëve të bëhet e njohur fuqia shprehëse e gjuhës shqipe jo vetëm në gjendjen e sotme, si gjuhë e njësuar, por edhe në rrjedhat e shekujve, prej fillimeve deri më sot.”, tha akad. Gjiinushi
Prof. Valter Memishaj paraqiti veprën “Fjalor i gjuhës shqipe” të prof. Aleksandër Xhuvanit, botim i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Ai tha se “Fjalori i prof. Aleksandër Xhuvanit vjen e zë një vend të veçantë në fondin e leksikografisë së gjuhës shqipe. Aty gjejmë një pasuri leksikore e frazeologjike që shkon rreth 18.500 njësi (17.000 fjalë dhe 1.500 njësi frazeologjike). Fjalori pasqyron një pasuri arkivore me rëndësi të veçantë kombëtare, që shkon në rreth 45.000 skeda të tilla.”
Akad. Gjovalin Shkurtaj foli për “Fjalorine i gjuhës shqipe” që përmbush një kërkesë të domosdoshme të shkollës shqipe duke i pajisur shkollarët e brezit të ri me një fjalor të gjuhës shqipe, të përshtatshëm për moshën e shkallën e dijeve të nxënësve të këtyre shkollave, duke u vënë në dorë një mbarështim bashkëkohor e të nevojshëm, si me lëndën që përmban, ashtu edhe me mënyrën e trajtimit leksikografik, duke ndihmuar kështu që, krahas teksteve mësimore të gjuhës shqipe e të letërsisë dhe fjalorëve për gjuhë të huaja të fitojnë njohje sa më të mirë të pasurisë leksikore dhe frazeologjike të shqipes së sotme. “Vepra synon të jetë mbështetje themelore për formimin gjuhësor të nxënësve, sa më afër kërkesave të tyre, si në vëllimin e fjalësit, ashtu edhe, sidomos, në trajtimin leksikografik të fjalëve që përmban, në gjerësinë e strukturave kuptimore e të shpjegimeve të kuptimeve etj.” –tha akad. Shkurtaj.
Burimi: www.facebook.com/akademiaeshkencave/

Publikimi i mëparshëm

Servantes – kryemjeshtri i letërsisë

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës së bashku me Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë dhe Këndin Amerikan në Tetovë e shënuan Ditën e Planetit Tokë

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës së bashku me Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë dhe Këndin Amerikan në Tetovë e shënuan Ditën e Planetit Tokë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.