• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 10 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Lahuta zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

Përfshirja në listën e UNESCO-s vjen pas një procesi të gjatë kërkimor dhe dokumentues, të udhëhequr nga studiues të njohur të trashëgimisë kulturore shqiptare: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet lokale, përmes hulumtimeve në terren dhe dokumentimit të detajuar, u përgatit një dosje sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, e cila u dorëzua zyrtarisht në UNESCO në mars të vitit 2024.

09/12/2025
| Kulturë, Tradita plus

Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.

Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të trashëgimisë kulturore kombëtare. Lahuta, e lidhur ngushtë me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer historikisht si mjet i transmetimit të vlerave themelore shoqërore si trimëria, qëndresa, besa, nderi dhe mikpritja.

Kjo traditë është ruajtur brez pas brezi në krahina të ndryshme shqiptare, përfshirë Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Malësinë e Gjakovës, Rugovën, Drenicën, Plavën dhe Gucinë, ku lahutari ka qenë jo vetëm këngëtar, por edhe kronikan i historisë gojore dhe i identitetit shpirtëror të komunitetit.

Përfshirja në listën e UNESCO-s vjen pas një procesi të gjatë kërkimor dhe dokumentues, të udhëhequr nga studiues të njohur të trashëgimisë kulturore shqiptare: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet lokale, përmes hulumtimeve në terren dhe dokumentimit të detajuar, u përgatit një dosje sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, e cila u dorëzua zyrtarisht në UNESCO në mars të vitit 2024.

Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës, në partneritet me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të programit për përgatitjen dhe forcimin e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.

Përfshirja e lahutës në këtë listë prestigjioze ndërkombëtare jo vetëm që e vendos këtë traditë në vëmendjen globale, por edhe nënvizon urgjencën për ruajtjen, mbrojtjen dhe transmetimin e saj te brezat e rinj, për të siguruar vazhdimësinë e një simboli të rrallë të identitetit shqiptar.

Shqipëria ka riafirmuar angazhimin e saj për ta mbrojtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të çmuar kulturore, duke mbajtur të hapur bashkëpunimin me Kosovën dhe aktorët e tjerë kulturorë në rajon, në funksion të ruajtjes së trashëgimisë së përbashkët.

 


Publikimi i mëparshëm

Gadishulli Ballkanik

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.