• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës e shënoi 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Aktiviteti u hap me vargje të Gjergj Fishtës, që theksojnë peshën shpirtërore dhe identitare të gjuhës sonë amtare.

21/11/2025
| Arsim, Tradita plus

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Fakulteti Filologjik organizoi manifestim solemn për të rikujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe rolin e tij themelor në unifikimin e shkrimit të gjuhës shqipe. Aktiviteti u hap me vargje të Gjergj Fishtës, që theksojnë peshën shpirtërore dhe identitare të gjuhës sonë amtare.

Manifestimin e shpalli të hapur shefja e programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Doc. Dr. Albulena Dehari. Ajo u shpreh se 22 Nëntori shënon jo vetëm një datë në kalendar, por një akt vizionar që i dha gjuhës sonë një formë të unifikuar, një zë të përbashkët dhe një themel të patundur për zhvillimin kulturor, arsimor dhe shoqëror të shqiptarëve kudo që jetojnë. Sipas saj Kongresi i Manastirit i vitit 1908 nuk ishte vetëm një mbledhje dijetarësh; ai ishte një moment unik i vetëdijes kombëtare, një dëshmi e fuqisë së bashkimit dhe e vendosmërisë për të ruajtur e zhvilluar identitetin tonë gjuhësor.

Më pas Prof. Dr. Fatmir Sulejmani, para auditorit lexoi një ese reflektive që trajtoi rrugëtimin e vështirë të gjuhës sonë ndër shekuj, madhështinë e saj si simbol i identitetit kombëtar dhe aftësinë e ringjalljes nga hiri. Ai më tej theksoi se rilindësit e quajtën shqipen  “Gjuhë perëndish”. Ata e mëkëmbën dhe e shndërruan  në armë për ringjalljen e vetëdijes së shfytyruar ndër katrahura përsëritjesh që përsëriten përsëri. Përndryshe, shqipja është gjuhë e veçantë e indo-evropianishtes, ku bëjnë pjesë 46% e gjuhëve të botës.

Ndërsa Prof. Dr. Izmit Durmishi solli një pasqyrë të zhvillimit historik të shqipes, duke theksuar rëndësinë e alfabetit të unifikuar dhe vendimet e Kongresit të Manastirit. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që i përfaqësonin 26 qytete dhe shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë vendit, si edhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Në këtë mënyrë, Kongresi i Manastirit u shndërrua në një kuvend mbarëshqiptar ku morën pjesë gjithsej 50 delegatë të cilët vinin nga viset e Shqipërisë: nga qytetet e vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe nga shoqëritë shqiptare të Sofjes, të Bukureshtit, të Janinës, të Stambollit, të Amerikës, të Egjiptit, të Italisë e të tjerë.

Manifestimi kushtuar Ditës së ABC-së u pasurua me interpretimet artistike të studenteve të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe: Altina Sulemani, Ezana Qamili, Rexhije Sulejmani, Altina Ibrahimi dhe Erza Qira, të cilat interpretuan poezitë “Shqipëria ime” – Lindita Ahmeti dhe “Gjuha shqipe” – Ismail Kadare.

 Aktiviteti u përmbyll me një performancë në violinë nga Benjamin Menga, student i Fakultetit të Arteve.


Publikimi i mëparshëm

FLAMURI YNË, ZJARR PROMETEAN DHE FLATËR ËNGJËLLI

Publikimi i radhës

Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit?

Publikimi i radhës

Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit?

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.