• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Drejtori i Qendrës së Gjuhëve i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Forumin e 14-të Multidisiplinar Euroaziatik (EMF 2025)

Në kuadër të sesionit “Reforma e arsimit dhe inovacioni në mësimdhënie”, Prof. Dr. Isa Spahiu prezantoi studimin e tij me titull: “Ndikimi i të mësuarit bashkëpunues të fokusuar te studenti në arritjen e gjuhës angleze në shkollat e mesme të Maqedonisë.”

21/11/2025
| Arsim, Tradita plus

Drejtori i Qendrës së Gjuhëve i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Forumin e 14-të Multidisiplinar Euroaziatik (EMF 2025), i cili u mbajt më 20–21 nëntor 2025 në Universitetin “Grigol Robakidze” në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në këtë forum ishin të pranishëm studiues, profesorë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të shkëmbimit akademik dhe nxitjes së bashkëpunimeve në nivel global.

Në kuadër të sesionit “Reforma e arsimit dhe inovacioni në mësimdhënie”, Prof. Dr. Isa Spahiu prezantoi studimin e tij me titull: “Ndikimi i të mësuarit bashkëpunues të fokusuar te studenti në arritjen e gjuhës angleze në shkollat e mesme të Maqedonisë.”
Punimi u prit me interes të veçantë për qasjen e tij inovative dhe për rezultatet që theksojnë rëndësinë e metodave bashkëpunuese në procesin e të nxënit të gjuhëve të huaja.

Në këtë veprimtari me karakter global,  u trajtuan edhe tema të tjera me rëndësi aktuale në fushën e arsimit, si: Një kornizë e re e qeverisjes së shkollave publike që integron paradigma demokratike, neoliberale dhe holistike të arsimit; Transformimi digjital në arsim si një nxitës për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm: rasti i Gjeorgjisë; Konvergjenca dhe divergjenca: asimetria në sistemet e arsimit të lartë të Gjeorgjisë dhe Evropës; Hetimi i ndikimit të normave kulturore në sjelljen e konsumatorëve në një mjedis të digjitalizuar të marketingut etj.
Forumet e tilla vazhdojnë të jenë një hapësirë e rëndësishme për promovimin e kërkimit shkencor dhe forcimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare, duke kontribuuar në zhvillimin e arsimit dhe inovacionit kudo në botë.


Publikimi i mëparshëm

Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita fotografike “Tetova në kujtesën e kohës”

Publikimi i radhës

FLAMURI YNË, ZJARR PROMETEAN DHE FLATËR ËNGJËLLI

Publikimi i radhës

FLAMURI YNË, ZJARR PROMETEAN DHE FLATËR ËNGJËLLI

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.