• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita fotografike “Tetova në kujtesën e kohës”

Profesori i Katedrës së Historisë në Fakultetin Filozofik, Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi në fjalimin e tij qendror tha se qëllimi kryesor i ekspozitës është njohja e brezit të sotëm me zhvillimet arsimore të së kaluarës, personalitetet e arsimit dhe kulturës shqiptare në Tetovë dhe më gjerë, objektet e vjetra të shkollave shqipe dhe institucioneve tjera, ekspozitë kjo, që ka për synim rikujtimin dhe vlerësimin e kulturës tetovare. 

20/11/2025
| Kulturë, Tradita plus

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës sot e hapi ekspozitën fotografike me moton: “Tetova në kujtesën e kohës”, ekspozitë kjo e cila pasqyron pamje të hershme të qytetit të Tetovës, objekte kulturore e arsimore, shkolla shqipe dhe personalitete të njohura si dhe mësues e figura të arsimit kombëtar. Fotografitë e kësaj ekspozite janë siguruar nga një dashamir i arsimit shqip, z. Ferhan Jakupi – Mertol, i cili në vitin 1957, në moshën 16-vjeçare, bashkë me familjen është detyruar të shpërngulet për në Turqi, si shumë shqiptarë tjerë, asokohe.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli në fjalën e tij tha se Universiteti i Tetovës në kuadër të veprimtarisë së tij, çmon dhe respekton, në veçanti ato personalitete të cilat me dekada, në kohëra më të vështira, dhanë kontributin e tyre më të çmuar në edukimin e brezave, përkatësisht në të mirën e përgjithshme. “Përderisa jemi në festat e nëntorit, me këtë rast, sot, hapim, proklamojmë, prezantojmë para qytetarëve, studentëve dhe stafit tonë, një ekspozitë të veçantë kushtuar atyre të cilët më së shumti sakrifkuan për zhvillimin, për të mirën e përgjithshme, përkatësisht të arsimtarëve, të mësuesëve tanë, të cilët në kushtë të rënda dhe të vështira, kultivuan dhe ruajtën identitetin, alfabetin dhe gjuhën shqipe, andaj falë përkushtimit, edukimit dhe punës së tyre, ne sot e zhvillojmë edhe arsimin e lartë në gjuhën shqipe, në një institucion i cili korr suksese dhe përgatit kuadro që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në më shumë institucione. Njëkohësisht krahas asaj që prezantojmë në kuadër të misionit tonë, rolit të arsimtarit, mësuesit tonë edhe prezantohen objektet, shkollat, të cilat ndonëse kanë qenë të vjetra për nga forma, por me një zemër të madhe për nga vizioni dhe misioni dhe falë tyre ne sot ushtrojmë veprimtarinë tonë në këtë tempull të shenjtë siç është Universiteti i Tetovës.” – u shpreh Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Profesori i Katedrës së Historisë në Fakultetin Filozofik, Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi në fjalimin e tij qendror tha se qëllimi kryesor i ekspozitës është njohja e brezit të sotëm me zhvillimet arsimore të së kaluarës, personalitetet e arsimit dhe kulturës shqiptare në Tetovë dhe më gjerë, objektet e vjetra të shkollave shqipe dhe institucioneve tjera, ekspozitë kjo, që ka për synim rikujtimin dhe vlerësimin e kulturës tetovare. “Në këtë kënd, janë vendosur gjithsej 80 fotografi, të cilat e paraqesin periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të periudhës nga Lufta e Dytë Botërore, kur për herë të parë janë hapur shkollat shqipe në Tetovë, me mësues të dërguar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë (në kohën e Ernest Koliqit – Ministër i Arsimit), si dhe fotografi të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, periudhë kohore kur shkollat shqipe do ta vazhdojnë punën dhe veprimtarinë edukative – arsimore në Tetovë. Ekspozita prezanton ngjarje arsimore, duke filluar nga rilindësit e kohës – personalitete të njohura, dokumente fotografike të abetareve të para dhe dëshmi të Alfabetit Shqip, objekte shkollore, pamje të mësuesve (fotoportrete dhe foto kolektive), si dhe fotografi me klasa të nxënësve në periudha të caktuara historike, që kanë rol tejet të rëndësishëm, sikurse një dorëshkrim “vizual” faktografik, që mbetet dëshmi e proceseve kulturore. Fotografitë, përgjithësisht, krijojnë mbamendje të paharrueshme, si përshkrim pamor i një kohe që i përket arkivit të së kaluarës sonë. Dhe sot, duke i parë ato, në kujtimet tona do të shaqen mësuesit e parë tetovarë bashkë me mësuesit e tyre të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare, me mision edukimi dhe arsimimi, si dhe intelektualë tjerë të kohës.  Ekspozita “Tetova në kujtesën e kohës”, përmban fotografi, të cilat mund të shihen për herë të parë nga tetovarët dhe të interesuarit tjerë, sidomos për brezin e ri, që e kanë obligim njohjen dhe ruajtjen e këtij thesari kulturor të Tetovës, ku zë fill arsimimi në gjuhën amtare për shqiptarët në RMV, proces që është kalitur në vazhdimësi deri në themelimin e Universitetit shqip në Tetovë, si një vatër arsimore e të gjithë shqiptarëve.”- tha Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi.

Ferhan Jakupi – Mertol e ka krijuar koleksionin personal me një numër të madh të fotografive, ku ka arkivuar në formë faktografike një pjesë të mirë të personaliteteve dhe ngjarjeve të kohës. Arsyeja që e ka shtyrë në mbledhjen e këtyre fotografive, përpos mallit të çdo shqiptari për vendlindjen e vet, ka qenë edhe vetëdija e lartë e intelektualit me formim atdhetar. Kjo ekspozitë fotografish do të jetë e hapur deri më 28 Nëntor (2025), duke mundësuar kështu vizitë të lirë për të gjithë dashamirët e artit, intelektualët dhe qytetarët, të cilët do të duan të njihen me këtë pjesë të rëndësishme të kulturës tetovare – procesin e arsimimit të brezave, që gjithmonë është parë si zgjim i ndërgjegjes kombëtare te shqiptarët.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Filozofisë

Publikimi i radhës

Drejtori i Qendrës së Gjuhëve i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Forumin e 14-të Multidisiplinar Euroaziatik (EMF 2025)

Publikimi i radhës

Drejtori i Qendrës së Gjuhëve i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Forumin e 14-të Multidisiplinar Euroaziatik (EMF 2025)

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.