• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Festat e Nëntorit” – Universiteti i Tetovës vazhdon traditën e nderimit të datave të rëndësishme kombëtare

Këto ngjarje kanë për qëllim t’i afirmojnë vlerat tona kombëtare, kulturore dhe arsimore, duke e ruajtur gjallë kujtesën historike të popullit shqiptar.

14/11/2025
| Kulturë, Tradita plus

Universiteti i Tetovës, përmes Fakultetit Filozofik dhe Fakultetit Filologjik, do të organizojë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe akademike në kuadër të aktiviteteve të muajit nëntor. Më 20 nëntor 2025, Fakulteti Filozofik do të shënojë Ditën Botërore të Filozofisë, ngjarje që synon të thellojë debatin mbi mendimin filozofik dhe rolin e filozofisë në shoqërinë moderne.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Akademik, Prof. Dr. Ferid Muhic dhe Prof. Dr. Metin Izeti, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre mbi aktualitetin e filozofisë dhe ndikimin e saj në zhvillimin intelektual e kulturor të njeriut.
Paralelisht Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës do ta organizojë ekspozitën fotografike me temë “Tetova në kujtesën e kohës”, e cila do të jetë e hapur për publikun nga 20 deri më 28 nëntor 2025 në hapësirat e UT-së.
Ekspozita do të paraqesë pamje të hershme të qytetit të Tetovës, objekte kulturore e arsimore, shkolla shqipe dhe personalitete të njohura, si dhe mësues e figura të arsimit kombëtar. Synimi i saj është të risjellë në kujtesën kolektive trashëgiminë historike, arsimore dhe kulturore të Tetovës. UT vazhdon traditën e nderimit të datave të rëndësishme kombëtare me aktivitete kushtuar, 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Këto ngjarje kanë për qëllim t’i afirmojnë vlerat tona kombëtare, kulturore dhe arsimore, duke e ruajtur gjallë kujtesën historike të popullit shqiptar. Përmes këtyre aktiviteteve, Universiteti i Tetovës dëshmon përkushtimin e tij në promovimin e vlerave shkencore -kulturore, duke ndërtuar ura lidhëse midis dijes, kujtesës historike dhe identitetit kombëtar.


Publikimi i mëparshëm

117-VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT

Publikimi i radhës

Kraja – thesari i trashëgimisë i pazbuluar sa duhet

Publikimi i radhës
“Peizazhi kulturor i Krajës: definimi i arkitekturës si trashëgimi identitare kulturore”, ka qenë titulli i ligjëratës që ka mbajtur Korab Kraja të enjten në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Kraja – thesari i trashëgimisë i pazbuluar sa duhet

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.