• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Tetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

LIBRAT MË TË LEXUAR NË BOTË SIPAS VERSIONIT TË AMERIKANIT JOHN CHEMPEN

17/10/2025
| Bota, Kulturë
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


 Prof. Xhelal Zejneli

  1. “Bibla”, janë shitur apo janë shpërndarë 3 miliardë e 900 milionë kopje;
  2. “Kurani” është botuar, është shitur apo është shpërndarë në numër të madh kopjesh;
  3. “Citate“, Mao Ce Dun (1893-1976); janë shitur apo janë shpërndarë 820 milionë kopjesh;
  4. Ëndrra në dhomën e kuqe (The Dream of red chamber, Cao Hsiocin), roman kinez i shekullit XVIII. Është shitur në 100 milionë kopje;
  5. Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës (El ingenioso hidalgo don Quijote de la Manche, pjesa I më 1605; Pjesa II më 1615), Miguel de Servantes Saavedra (1547-1616), shkrimtar spanjoll. Është i parti roman modern i historisë së letërsisë, është shitur mbi 500 milionë kopje;
  6. Tregim për dy qytete (A Tale of Two cities, 1859), Çarlz Dikinz (Charles Dickens, 1812 – 1870) i romancierit anglez. Flitet për Londrën dhe Parisin pas Revolucionit Francez (1789). Janë shitur mbi 200 milionë kopje të kësaj vepre;
  7. “Iku bashkë me erën” (Gone with the Wind, 1936), roman i shkrimtares amerikane Margaret Mitçell (Margaret Munnerlyn Mitcell, 1900-1949). Janë shitur 33 milionë kopje. Në vitin 1937 autorja u shpërblye me çmimin “Pulitzer”. Në vitin 1939, sipas motiveve të këtij romani u xhirua edhe filmi i cili konsiderohet si më i shikuari në historinë e Hollywood-it. Filmi u vlerësua me disa çmime Oscar;
  8. Princi i vogël (Le Petit Prince, 1943), Antuan dë Sen-Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry, 1900-1944) romancier dhe tregimtar francez. Roman ose përrallë për të rritur dhe për fëmijë. Është përkthyer në 250 gjuhë dhe dialekte. Janë shitur 200 milionë kopje;
  9. „Mendo dhe pasurohu“ (Think and Grow Rich, 1937) i autorit amerikan Oliver Napoleon Hill (Oliver Napoleon Hill,1883-1970). Si autore e librit figuron edhe gruaja e Hillit, Rosa Lee Beeland. Libri flet për zhvillimin personal dhe përmirësimin vetanak. Janë shitur 30 milionë kopje;
  10. “Ditari i Ana Frank“ (Anne’s diary), Ana Frank (Annelies Marie Frank, 12 qershor 1929 – shkurt / mars 1945)). Ishte një vajzë hebraike e lindur në Gjermani. Humbi jetën në Holokaust. Janë shitur 27 milionë kopje të ditarit;
  11. Kryezoti i unazave (The Lord of the Rings, 1954 -1955), Xhohn Ronald Reuel Tolkien; Bloemfontein, Republikë e Afrikës Jugut, 1892 – Bournemouth,1973) romancier, tregimtar dhe filolog anglez. Prej moshës katërvjeçare jeton në Angli. Diplomoi në Universitetin e Oksfordit. Romani i sipërthënë është shitur në 150 milionë kopje. Është një roman i përbërë prej tre vëllimeve: Besëlidhja e unazës, Dy kullat dhe Kthimi i mbretit.
  12. Hari Poter dhe guri filozofal, Xhoan K. Rouling (Joanne K. Rowling; Yate, Mbretëri e Bashkuar, 31 korrik 1965- ) shkrimtare britanike, autore e romanit “Hari Poter” (Harry Potter, 1997). Vepra përbëhet prej shtatë vëllimeve. Janë shitur 520 milionë kopje. Më së shumti është shitur vëllimi i parë;
  13. Luani, shtriga dhe gardëroba (The Lion the Witch and the Wardrobe, 1950), Kliv Steplis Luis (Clive Staples Lewis, 1898-1963) shkrimtar britanik. Mbajti pozicione akademike në letërsinë angleze, si në Magdalen College, Oxford dhe Magdalene College Kembrixh. Vepra e sipërthënë është shitur në 85 milionë kopje;
  14. Ajo – historia e një aventure (A History of Adventure,1887), Henri Rider Hagard (Sir Henry Rider Haggard, 1856 – 1925) shkrimtar anglez. Romancat e trilluara aventureske i vendos në vende ekzotike, kryesisht në Afrikë. Romani i lartpërmendur ka ushtruar ndikim mbi shumë shkrimtarë anglezë. Është në 83 milionë kopje;
  15. Kodi i Da Vinçit (The Da Vinci Code, 2003) është roman misterioz triler i shkrimtarit amerikan Den Braun (Daniel Gerhard Brown, 1964- ). Ky autor është i njohur për romanet triler. Romani i lartpërmendur u botua në vitin 2003 dhe është një nga veprat amerikane më të shitura të të gjitha kohëve;
  16. “Alkimisti“ (O Alquimista, 1988), Paulo Koelho (Paulo Coelho de Souza, 1947- ) lirik dhe romancier brazilian. Romani i sipërthënë është parabolë shumë-shtresore e ekzistencës njerëzore, himn për shpresën, për ëndrrat për të ardhmen dhe për dashurinë. U bë bestseller ndërkombëtar. Janë shitur 65 milionë kopje;
  17. „Muzgu“ (Twilight, 2005), Stefani Majer (Stephanie Meyer, e lindur Morgan, 1973- ). Roman romantik për vampirët për të rinj. Janë shitur 160 milionë kopje. Është përkthyer në 37 gjuhë.

*   *   *

              Me kalimin e kohës, të dhënat e lartpërmendura ndryshojnë. Veprat e sipërthëna ribotohen, shiten, shpërndahen dhe lexohen prej lexuesve të rinj. Krahas këtyre veprave, dalin në dritë edhe vepra të reja. Lista të këtilla hartojnë botues të ndryshëm të botës.


Publikimi i mëparshëm

Më 14 tetor 1929 – shovinistët serbë e vranë At Shtjefën Gjeçovin

Publikimi i radhës

Sot e përkujtojmë ndarjen nga jeta të Naim Frashërit

Publikimi i radhës

Sot e përkujtojmë ndarjen nga jeta të Naim Frashërit

JuSm
KoBo
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.