• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Irfan Vlashi – një jetë në shërbim të kombit

IN MEMORIAM: Irfan Vlashi (1938 – 15 shtator 2025)

15/09/2025
| Aktuale, Tradita plus
Irfan Vlashi i takon plejadës së veprimtarëve atdhetarë të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe dy dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XXI.

Irfan Vlashi i takon plejadës së veprimtarëve atdhetarë të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe dy dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XXI.


Prof. Dr. Nebi Dervishi – Më 15 shtator 2025 ndërroi jetë Irfan Vlashi – ish i burgosur politik, themelues dhe për shumë kohë kryetar i SHHB “Nënë Terezë”, veprimtar për çështje kombëtare e humane, i cili la gjurmë të thella në kohën kur jetoi dhe veproi.

Një jetë në shërbim të kombit!

Irfan Vlashi i takon plejadës së veprimtarëve atdhetarë të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe dy dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XXI. Pra, atyre veprimtarëve që janë vetë atdheu. Të shkruash apo të flasësh për këtë plejadë atdhetarësh, ku pa dyshim bën pjesë edhe personaliteti i z. Irfan Vlashi nga Veleshta e Strugës, është njësoj sikur të mendosh ta shterosh Liqenin e Ohrit me një gotë. Prandaj duhet mirëkuptuar që ato që do të shkruhen e do të thuhen sot, por edhe në të ardhmen nga pena më të vyera se e imja, do të jenë shumë pak – vetëm A-ja e alfabetit – përballë veprës së tyre. Sepse tërë jetën rinore, morale, intelektuale e kombëtare e kishin përkufizuar me fjalën e shenjtë “Atdhe” apo “Mëmëdhe”.

Galeria e personaliteteve të shquara atdhetare që vepruan, e disa ende veprojnë në kuadër të lëvizjes çlirimtare, përmban edhe emra që nuk janë mjaftueshëm të njohur e të vlerësuar nga opinioni ynë, ndonëse shumë prej tyre kanë qenë kreatorë dhe faktorë vendimtarë të zhvillimeve që sollën ndryshime në fatet e një pjese të madhe të kombit shqiptar.

Zoti Irfan Vlashi (1938) ose, siç pëlqenim ne të brezit tonë ta thërrisnim, “Baca Fon”, bënte pjesë në gjeneratën e veprimtarëve që filluan të japin kontributin e tyre që nga vitet ’60, duke shënuar dekada të tëra të transformimit të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve të mbetur nën robërinë sllave. Këta ishin vitet e ringjalljes së ndjenjës kombëtare dhe të aktivitetit të intensifikuar politik e kulturor.

Ngjarje si ngritja e Flamurit Kombëtar në vitin 1967 në Strugë dhe fshatrat e saj, demonstratat e vitit 1968 në Kosovë e Tetovë, shfaqën hapur diskriminimin ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe u bënë preludi i një veprimtarie të gjerë kombëtare. Për këtë arsye, shumë të rinj shqiptarë, të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për të drejtat e tyre, u përballën me represion të ashpër, burgime e dënime të rënda.

Veprimtari Irfan Vlashi & Prof. Dr. Nebi Dervishi

Në këtë valë ishte edhe Irfan Vlashi. Në vitin 1969 ai u dënua me 4 vite burg të rëndë, pasi akuzohej se kishte hyrë në kontakt me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë dhe se i kishte ndihmuar asaj në kryerjen e “veprimtarive armiqësore” kundër Jugosllavisë. Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Manastir, më 27 mars 1969, përveç akuzave theksoheshin edhe disa tipare të tij: i shkathët nga natyra, orator i lindur, me autoritet të madh te bashkëkombësit dhe i aftë të ndikonte në mënyrë sugjestive mbi ta.

Irfan Vlashi, që në fëmijëri jetim nga babai dhe i rritur në varfëri të skajshme, njohu herët realitetin e shtypjes. Lindi më 9 dhjetor 1938 në fshatin Veleshtë të Strugës, në një familje të ndershme e atdhetare. Fisi Vlashi është një nga fiset autoktone më të hershme të këtij lokaliteti, me gjurmë të dokumentuara që nga shekulli XVI në defterët osmanë.

Pas vuajtjes së dënimit në burgun famëkeq të Idrizovës, Baca Irfan nuk e ndali aktivitetin kombëtar e human. Ai do të mbetet në kujtesë si:

  • Nismëtar e udhëheqës i mbledhjes së ndihmave për Kosovën (1989/90);

  • Pjesëmarrës në nismat e pajtimit të gjaqeve në Fushëgropën e Ohrit;

  • Anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

  • Themelues dhe kryetar i SHHB “Nënë Terezë” në Strugë;

  • Këshilltar i Kuvendit të Strugës për disa vite;

  • Mbështetës i rihapjes së shkollave të mesme në Strugë;

  • Pjesëmarrës në tribunat kulturore “Feja dhe Kombi” në Pogradec, Strugë, Korçë e Dibër (1992–1995);

  • Nismëtar i themelimit të poliklinikës në Veleshtë;

  • Udhëheqës i aksionit për dërgimin e traktorëve në Shqipëri (1991);

  • Nismëtar i vendosjes së shtatores së “Nënë Terezës” në Strugë;

  • Aktiv në pritjen dhe sistemimin e refugjatëve kosovarë gjatë vitit 1999;

  • Mbledhës i ndihmave për UÇK-në;

  • Organizator i ndihmave humanitare për të zhvendosurit e vitit 2001 në Maqedoni.

Baca Irfan ishte burrë i fjalës, i besës dhe i konakut, në gëzime e hidhërime, gjithmonë në shërbim të njerëzve.

Burra të tillë lindin shumë rrallë në mesin tonë. Ai ishte dhe mbeti i pavdekshëm në shërbim të kombit.

I qoftë i lehtë dheu i tokës nënë, për të cilën sakrifikoi një jetë të tërë.

Baca Irfan Vlashi – më 15.09.2025 kaloi në amshim.


Publikimi i mëparshëm

Azem Hajdari – “Hero i Demokracisë”

Publikimi i radhës

Hapet konkursi për çmimin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”

Publikimi i radhës

Hapet konkursi për çmimin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.