Alketa Gashi Fazliu – Rëndësia e shqyrtimit të kësaj teme është një interes i shtuar profesional që kërkon një studim të hollësishëm mbi realitetin eklatant të komunikimit të gjuhës shqipe në mediet tona audiovizive. Shqipja standarde apo gjuha e njësuar shqipe, përderisa ka një kongres të miratimit të saj, është obligim që të respektohet si e tillë – të flitet e të shkruhet zyrtarisht.
Gjuha shqipe përbën një aspekt thelbësor të komunikimit publik dhe të ruajtjes së identitetit kulturor dhe gjuhësor. Në këtë studim do të përpiqemi të analizojmë përdorimin e shqipes në mediet audiovizive në Kosovë, me fokus në saktësinë gjuhësore, pasurinë leksikore, ndikimin e gjuhëve të huaja, veçanërisht të anglishtes, dhe të analizojmë transmetimet programore në gjuhën shqipe dhe mënyrën se si gazetarët, moderatorët dhe pjesëmarrësit në debate publike flasin në ekran gjuhën shqipe.
Megjithëse kohëve të fundit vërehen lëvizje pozitive të standardizimit të shqipes në medie, përmes trajnimeve dhe rolit të institucioneve gjuhësore, ende ka shumë punë për t’u bërë. Analiza dhe gjetjet e këtij studimi synojnë të nxisin vetëdije më të madhe për përdorimin e shqipes së standardizuar në hapësirat mediatike, si një mjet për të forcuar kulturën dhe komunikimin e qartë në shoqërinë kosovare.
Fjalët kyçe: gjuha shqipe, mediet në Kosovë, gjuha e folur, shqipja standarde, ndikimi i gjuhëve të huaja, gabime gjuhësore
https://www.facebook.com/seminarialbanologji




