• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

“Arbëria e shenjtëruar tek Jospeh DioGuardi dhe Paqja si mision i Shirley Cloyes DioGuardi”

Një nga këto kapituj të pandashëm në historinë e Universitetit të Tetovës është padyshim kontributi i jashtëzakonshëm dhe i paçmueshëm i Joseph DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, të cilët, me vizionin dhe përkushtimin e tyre, kanë ndikuar thellësisht në procesin e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare. Në vitin 1995, në një kohë kur universiteti ynë sapo kishte marrë frymën e parë dhe përballej me represionin institucional të kohës, vizita e Joseph dhe Shirley DioGuardit në fshatrat Poroj dhe Reçicë të Vogël ishte një akt legjitimimi ndërkombëtar, një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtës për arsim në gjuhën amtare dhe një rikthim i dinjitetit të cënuar të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e atëhershme.

14/06/2025
| Arsim, Rajon

Në thellësinë e ekzistencës së tyre Joseph dhe Shirley DioGuardi përfaqësojnë më shumë sesa personalitete ata janë një entitet ontologjik, një simbiozë ku qenia dhe veprimi bashkohen në mënyrë të pandashme për të ndërtuar një projekt ekzistencial me dimension universal.
Ontologjia e çiftit DioGuardi manifeston veten në bashkimin e identiteteve të tyre, ku përkushtimi ndaj arsimimit, drejtësisë dhe paqes nuk është vetëm një qëllim, por një mënyrë ekzistence pra është vetë JETA e tyre.
Andaj, në këtë vijë ekzistenciale Universiteti i Tetovës përbën vetë ontologjinë e çiftit DioGuardi, ai është reflektimi i misionit të tyre, në këtë kontekst çifti DioGuardi dhe ekzistenca e Universitetit të Tetovës bëhen të pandashme nga njëra-tjera.
Në historinë e Universitetit të Tetovës, përtej datave themeluese, ditëve të veçanta dhe njerëzve të spikatur, ekzistojnë momente dhe figura që përbëjnë shtylla identitare, pa të cilat rrëfimi institucional do të ishte i zbehtë.
Një nga këto kapituj të pandashëm në historinë e Universitetit të Tetovës është padyshim kontributi i jashtëzakonshëm dhe i paçmueshëm i Joseph DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, të cilët, me vizionin dhe përkushtimin e tyre, kanë ndikuar thellësisht në procesin e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare.
Në vitin 1995, në një kohë kur universiteti ynë sapo kishte marrë frymën e parë dhe përballej me represionin institucional të kohës, vizita e Joseph dhe Shirley DioGuardit në fshatrat Poroj dhe Reçicë të Vogël ishte një akt legjitimimi ndërkombëtar, një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtës për arsim në gjuhën amtare dhe një rikthim i dinjitetit të cënuar të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e atëhershme.
Pra në vitet e para të themelimit të Universitetit të Tetovës, në kohën kur ky institucion përballej me përjashtim institucional dhe fshirje nga hartat zyrtare të arsimit, ndërgjegjja ndërkombëtare ishte zëri i vetëm që ndihmoi për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të një populli paqësor që armë për vetëmbrotje kishte LAPSIN dhe FLETOREN.
Ish-kongresmeni amerikan dhe aktivistja për të drejtat e njeriut nuk ishin thjesht vëzhgues të një çështjeje të drejtë por ata u bënë zë, flamur dhe platformë diplomatike e çështjes sonë. Ata i dhanë formë ndërkombëtare një kërkese lokale dhe i dhanë vizion afatgjatë një lëvizjeje që ndryshe mund të ishte zhdukur në mjegullën e mohimit, represionit, diskriminimit dhe aparteidit.
Ata nuk erdhën vetëm si miq, por si legjitimues të së drejtës sonë, si garanci e ndërkombëtarizimit të aspiratave tona. Erdhën dhe nuk na shikuan me sy burokratik por me zemër duke na thënë: “Ju nuk jeni vetëm.”
Ishin ata që e rimorën moralin e një populli të lënduar dhe e kthyen në krenari kolektive. Vitet kaluan, por kujtesa e këtij gjesti fisnik nuk u zbeh kurrë. Përkundrazi, ajo u përforcua në çdo diplomë të dhënë, në çdo student që kalon portat e universitetit, në çdo profesor që vazhdon misionin e dijes.
Joseph dhe Shirley DioGuardi nuk ishin thjesht vizitorë apo mbështetës të jashtëm, as nga ata “misionarë avanturier” që vijnë për të dokumentuar vetëm me fotografi kinse kanë lujatur rol thelbësor e në ndërkohë plotësojnë zbrazëtirat e tyre shpirtërore, Joe dhe Shirley ishin ndryshe – ata ishin zëri i një popullate të pashpresë në muzgun e një padrejtësie të thellë historike të cilët legjitimuan aspiratat tona në sytë e opinionit ndërkombëtar.
Në kohë të vështira, kur vetë ekzistenca jonë si institucion arsimor vihej në pikëpyetje mbështetja e tyre morale, politike dhe diplomatike përbënte një injeksion shprese dhe dinjiteti.
Për këtë arsye, në Monografinë e Universitetit të Tetovës është përfshirë një kapitull i veçantë kushtuar dy figurave në fjalë. Ky kapitull nuk është vetëm një akt kujtese, por një akt i ndërgjegjshëm i arkivimit institucional, ku prania dhe ndikimi i Joe dhe Shirley DioGuardit dokumentohen si pjesë emblematike e historisë sonë universitare.
Pra ky nuk është vetëm një akt arkivor, por një dëshmi për të ardhmen se shqiptarët nuk harrojnë miqtë, dhe se universitetet nuk janë vetëm hapësira dijeje por edhe monumente të kujtesës kolektive.
Në Tetor të vitit 2024, në një takim mbresëlënës të zhvilluar në New York, rifreskuam kujtimet, ndamë materiale të arkivuara dhe artikuluam së bashku vizione të reja për të ardhmen e Universitetit.
Në këtë bashkëbisedim të thellë dhe plot emocion, u bë e qartë se kontributi i tyre nuk ishte episodik por sistematik duke bartur në vetvete vlera të qëndrueshme që i rezistuan kohës.
Për të institucionalizuar këtë kontribut të paprecedentë, Fakulteti i Kulturës Fizike në mbledhjen e Këshillit Mësimor–Shkencor të datës 05.11.2024, paraqiti iniciativën për shpalljen e Joseph dhe Shirley DioGuardit Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës.
Ky propozim, i mbështetur me argumente të qarta akademike dhe historike, u përcoll për miratim në Senatin e Universitetit, i cili në seancën e datës 06.05.2025, mori vendimin unanim për akordimin titullit Docor Honoris Causa për Jospeh dhe Shirley Cloyes DioGuardi.
Ky është më shumë sesa një vlerësim formal është kurorëzimi i një raporti të jashtëzakonshëm midis miqve amerikanë dhe një universiteti që lindi nga rezistenca civile dhe u zhvillua mbi bazën e vlerave universale të dijes dhe barazisë.
Joseph DioGuardi si një zë i fuqishëm i Kongresit amerikan për çështjen shqiptare, dhe Shirley Cloyes DioGuardi, si arkitektja e shumë rezolutave për paqen dhe drejtësinë në Ballkan, kanë qenë dhe mbeten shembuj të rrallë të kurajos qytetare dhe veprimit të përgjegjshëm ndërkombëtar.
Sot, me këtë nderim të merituar, Universiteti i Tetovës i njeh jo vetëm të shkuarën, por edhe amanetin e tyre për të ardhmen që dija të mbetet mburojë e drejtësisë, prandaj, titulli Doctor Honoris Causa për Joseph dhe Shirley DioGuardin është një shprehje e thellë mirënjohjeje, por njëkohësisht edhe një detyrë e thellë morale për të ruajtur dhe zhvilluar më tej trashëgiminë e tyre sepse ishin Ata që me guximin për të polemizuar përmes forcës së argumentit dhe integritetit me përkushtimin për të dhënë zë popujve të margjinalizuar dhe me dashurinë e pashterrshme për dijen, Joe dhe Shirley DioGuardi kanë ndikuar thellë në ekzistencën e kombit tonë dhe më shumë se miq të nderuar Ata janë pjesë e identitetit tonë të përbashkët, gur themeli në ndërtimin e një universiteti që e sheh dijen si akt rezistence, si mjet emancipimi dhe si garanci për paqe.
Përmes tyre, ne kuptuam se miqësia e vërtetë ndërtohet me sakrificë, përkushtim dhe guxim për të qëndruar në anën e drejtë të historisë pa marrë parasysh faturën që pason.
Në fund të çdo rruge që kalon përmes dhimbjes, qëndron figura e Joseph që kurrë nuk i harroi rrënjët — arbëreshi që i dha zë një populli të heshtur dhe moral një bote që shpesh harron të dëgjojë. Ishte ai që e ngriti çështjen tonë në podiumet ku fjala ka peshë, duke u bërë dritë në kohë errësire dhe frymë në kohë dëshpërimi.
Joseph DioGuardi është mishërimi i asaj që kjo ontologji përfaqëson, qenia që jeton jo për veten, por për drejtësinë dhe për dinjitetin njerëzor.
Në gjakun e tij arbëresh rreh historia jonë, ndërsa në veprën e tij gjejmë përkufizimin më të thellë të asaj që do të thotë të jesh njeri në shërbim të tjetrit. Ai nuk ishte thjesht me ne — ai ishte vetë ne, i kthyer në ndërgjegje të gjallë të një epoke që do të kujtohet gjithmonë me emrin e tij.
Ndërsa Shirley do të jetë gjithmonë zëri i paqes që nuk shuhet, zonja e butë që përballon furtunat me forcën e fjalës dhe urtësisë. Shirley është dhe do të mbetet ontologjia e paqes së guximshme, e mbjellë në zemrat tona si shpresë e përhershme.
Shpallja e tyre Doctor Honoris Causa është testament për brezat që vijnë që të mos harrojnë kurrë ata që i ndihmuan të ecin përpara dhe të kuptojnë se e ardhmja ndërtohet VETËM mbi VLERA.
Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë tonë të përjetshme!
Me respekt dhe përulësi,
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës i laureoi me titullin Doctor Honoris Causa Joseph J. DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin

Publikimi i radhës

Thellohet bashkëpunimi midis Fakulteteve Filozofike të UP-së dhe UT-së

Publikimi i radhës

Thellohet bashkëpunimi midis Fakulteteve Filozofike të UP-së dhe UT-së

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.