Më 13 qershor 2025, në orën 14:00, në Amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” në UT, do të nderohen me titullin Doctor Honoris Causa, z. Joseph J. DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi.
Kjo nuk është thjesht një ngjarje e radhës për Universitetin e Tetovës – është një ditë që do të mbetet e shënuar në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Universitetit të parë në gjuhën shqipe në RMV (UT-së), dhe autoriteteve më përfaqësuese amerikane.
Universiteti i Tetovës u themelua me vokacion të qartë pro-perëndimor dhe u mbështet nga njerëz që i afirmojnë e i mishërojnë këto vlera.
Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, së bashku me themeluesin dhe Rektorin e parë historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, ishin ndër ata që më mirë se kushdo tjetër e kuptonin rolin thelbësor të demokracisë. Prandaj, ata zgjodhën rrugën për realizimin e saj – përmes arsimit, shkencës dhe kulturës.