• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 4 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Studentët e Fakultetit të Arteve realizuan vizitë studimore në Bullgari

Kjo vizitë përbën një përvojë të vlefshme profesionale për studentët, sidomos për ata që synojnë t’i thellojnë dijet dhe përkushtimin e tyre në fushën e kinematografisë.

30/05/2025
| Kulturë, Rajon

Studentët e Katedrës së Arteve Dramatike dhe Audiovizuele të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të udhëhequr nga profesori Leotrim Idrizi, realizuan një vizitë studimore në studiot filmike “NU Boyana Film Studios” në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë kësaj vizite, studentët nga drejtimet: Regji Filmi; Montazh Filmi; Kamerë dhe Aktrim, patën mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit të një studioje profesionale të prodhimit filmik.  Ata panë setet dhe teknologjitë më të avancuara që përdoren në industrinë e filmit.

Kjo vizitë përbën një përvojë të vlefshme profesionale për studentët, sidomos për ata që synojnë t’i thellojnë dijet dhe përkushtimin e tyre në fushën e kinematografisë.

Është me rëndësi të theksohet se “NU Boyana Film Studios” është një nga studiot më të mëdha filmike në Evropë, ku janë realizuar filma ndërkombëtarë, si: London Has Fallen, The Expendables, Rambo, 300: Rise of an Empire,  etj.

Vizita kishte karakter studimor dhe kontribuon në zhvillimin praktik të studentëve, duke i afruar më shumë me realitetin profesional të industrisë filmike ndërkombëtare.


Publikimi i mëparshëm

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Filozofia edukuese e fjalëve të urta”

Publikimi i radhës

“Engjujt nuk jetojnë në tokë”…1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

Publikimi i radhës

“Engjujt nuk jetojnë në tokë”...1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.