• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 6 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Flora dhe fauna në Malin Sharr në rrezik – nevojiten veprime të koordinuara institucionale dhe qytetare

Tribuna kishte për qëllim trajtimin e problematikave të ndërlidhura me shkatërrimin e biodiversitetit, prerjet ilegale të pyjeve, si dhe mundësitë për zhvillim të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

27/05/2025
| Aktuale, Veprimtaria shkencore

Më 27 maj 2025, në ambientet e Institucionit Nacional “Parku Kombëtar Mali Sharr”, u organizua tribuna përmbyllëse me temë “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror”, në kuadër të projektit që realizohet nga Shoqata për Kulturë dhe Art “Tradita” – Tetovë. Kjo tribunë përbën një ndër aktivitetet përmbyllëse të një serie veprimtarish të zhvilluara në rajonin e Pollogut, me fokus ndërgjegjësimin qytetar dhe institucional për ruajtjen e pasurive natyrore të Malit Sharr.

Tribuna kishte për qëllim trajtimin e problematikave të ndërlidhura me shkatërrimin e biodiversitetit, prerjet ilegale të pyjeve, si dhe mundësitë për zhvillim të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.  Në hapje të tribunës, Selam Sulejmani, kryetar i Shoqatës “Tradita”, prezantoi ecurinë e projektit dhe aktivitetet që janë zhvilluar në komunat: Bogovinë – Tetovë – Tearcë. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të organizatave të shoqërisë civile në çështjet e mjedisit dhe falënderoi bashkëpunëtorët  dhe ekspertët për kontributin profesional në sensibilizimin e publikut.  Po ashtu ai vuri në dukje se projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit në Malin Sharr.

Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Emir Huseini, theksoi përkushtimin e këtij institucioni për të mbështetur nisma të tilla që promovojnë vlerat natyrore të parkut dhe kontributin e sektorit civil në mbrojtjen e mjedisit.  Në tribunë morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme, si: Dr. Agron Salihi – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup; Prof. Arben Halili dhe Prof. Nasuf Abdii – Universiteti i Tetovës, Berat Azizi – përfaqësues i Komunës së Tetovës,  dhe Nesim Veliu, ambientalist nga shoqëria civile. Panelistët dhe pjesëmarrësit tjerë apeluan për vazhdimin e organizimit të tribunave të ngjashme dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shkencore, organizatave joqeveritare dhe autoriteteve lokale për të krijuar mekanizma efektivë të mbrojtjes së biodiversitetit.  Gjithashtu u theksua nevoja për edukim mjedisor në nivelet e hershme të arsimit dhe për hartimin e strategjive afatgjata për zhvillimin e turizmit në Malin Sharr.

*Tribuna u zhvillua në kuadër të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror”, që realizohet nga Shoqata “Tradita”-Tetovë, në kuadër të projektit më të gjerë “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab – Koritnik – Mali Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, i financuar nga CNVP dhe PONT.


Publikimi i mëparshëm

Në Prishtinë i filloi punimet “Java e Albanologjisë”

Publikimi i radhës

Letra e Tatjanës dërguar Onjeginit

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Letra e Tatjanës dërguar Onjeginit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.